Reciprociteti mbi targat Kosovë - Serbi, Peter Stano: Kosova ka të drejtë t’i heqë targat “KM”
Pikëkalimin kufitar të Merdares në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Peter Stano, tha se BE-ja ka qenë e njoftuar por jo e konsultuar nga autoritetet e Kosovës për planet për reciprocitet mbi targat e makinave që lëshojnë autoritetet e Serbisë në Kosovë. Megjithatë, ai tha se Kosova ka të drejtë të marrë një vendim të tillë.
“Sipas marrëveshjeve nga dialogu për lirinë e lëvizjes - nga viti 2011 dhe 2016 - Kosova ka të drejtë t’i heqë nga përdorimi targat KM. Por, është e rëndësishme që të jepet kohë e mjaftueshme për implementimin e këtij plani dhe që ai të përgatitet dhe zbatohet në konsultim të afërt me qytetarët dhe në përputhje me praktikat e mira evropiane”, u shpreh Stano.
Më 29 qershor, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për mundësinë e riregjistrimit të veturave me targat e qyteteve në Kosovë - të cilat i lëshojnë autoritetet e Serbisë - në Republikën e Kosovës.
Bëhet fjalë për veturat me targat PR (Prishtinë), KM (Mitrovicë e Kosovës) GL (Gjilan), PZ (Prizren) e kështu me radhë.
Sipas vendimit, riregjistrimi i këtyre veturave do të fillojë më 1 gusht dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.
Qeveria, po ashtu, ka miratuar udhëzimin për kalimin e pikave kufitare me dokumente personale, sipas të cilit, të gjithë personat që kanë dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, do të duhet të pajisen me një certifikatë që i zëvendëson ato dokumente.
Këto vendime kanë shkaktuar reagime të ashpra në Beograd. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se zyrtarët kosovarë po përgatisin “persekutimin” e popullatës serbe, por nuk ka paraqitur asnjë provë për këtë pretendim.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.6%
-
Jo
26.8%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 2176
Lajme të tjera
-
‘Veçantizmi’, gropa në të cilën po zhytet Serbia
24 Prill, 09:56
-
Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
23 Prill, 18:59
-
Përplasja Kosovë-Serbi në OKB, Nesho në '5 Pyetjet': Vuçiç e quan Kosovën pjesë të sovranitetit të tij! Mulaj: Osmani bëri lëvizje të zgjuar
22 Prill, 21:20
-
Serbët bojkotuan votimin për shkarkimin e kryetarëve në veri, politologu për Report Tv: Skenar i Serbisë që të rritej presioni i ndërkombëtareve ndaj Kosovës
22 Prill, 13:49
-
Zyrtare/ BE kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën: Të zbatojë marrëveshjen e Ohrit
22 Prill, 12:19
-
Votimi për shkarkimin e 4 kryetarëve në veri dështoi pas bojkotit të serbëve, Qeveria e Kosovës: BE të heqë sanksionet e padrejta
22 Prill, 10:27
-
OKB/ Osmani prezanton të mbijetuarat e luftës: Serbia e ka tejkaluar agresionin ndaj Kosovës! Vuçiç: Qytetarët në Veri po diskriminohen
22 Prill, 08:10
-
Vuçiç shkarkon kryetarin e Preshevës pasi ngriti flamurin shqiptar! Shqiprim Arifi: Veprime raciste antishqiptare! Kam njoftuar SHBA dhe BE
20 Prill, 19:18
-
Ndihmëssekretari amerikan me Vuçiç: Kosova ka premtuar themelimin e Asociacionit! Serbia na garantoi sigurinë
20 Prill, 12:05
-
O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë
19 Prill, 22:54
-
Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
19 Prill, 19:57
-
Vuçiç e quan 'hipokrit' reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
19 Prill, 15:32