Reciprociteti për targat me Serbinë, Kurti: Nuk duam destabilizim, marrëveshja kishte skaduar

 

15 shtatori i vitit 2021 ishte afati i fundit kur përfundimisht do të duhej të mbyllej marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë dhe të ndalohej qarkullimi i veturave me çfarëdo nga tabelat, përveç atyre RKS, është shprehur kështu kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë seancës së parë parlamentare.  Kryeministri Kurti tha se pesë ditë pas skadimit të afatit të paraparë sipas marrëveshjes për lëvizjen e lirë, Ministria e Punëve të Brendshme sot ndërmori veprimet e nevojshme për konfiskimin e të gjitha tabelave ilegale brenda Republikës së Kosovës. Në anën tjetër ai ka theksuar se një masë e tillë nuk synon destabilizimin ose të provokojë.

“Veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zaptimin e kësaj marrëveshjeje për lëvizje të lirë nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve serbë. Ato në asnjë mënyrë nuk kanë qëllim t’i cenojnë lëvizjen qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarëdo destabilizimi. Sikurse dje, sot, por edhe nesër qytetarët serbë do të lëvizin lirshëm të sigurt dhe të mbrojtur nga ligji. Pres nga të gjithë qytetarët që sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshme, sot po fillon zbatimi i një marrëveshje për të cilën është pajtuar edhe Serbia me ndihmën e BE-së. Liria e lëvizjes është e drejtë njerëzore e civile por edhe vlerë Evropiane. Lutem që qytetarët serbë të vazhdojnë ritmin pa shqetësime dhe brenga…Barazia për neve është vlerë që e zbatojmë në praktikë”, tha Kurti.

Mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2011 ishte arritur një marrëveshje teknike që u finalizua në Bruksel më 2016.


Lajmi kryesor:

Reciprociteti me Serbinë, Kosova ndalon hyrjen e automjeteve me targa serbe! Kurti: Nuk duam destabilizim! Vuçiç paralajmëron masa ekonomike dhe politike! SHBA-BE: Të ulen tensionet në veri


K.T./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)