Recitoi fjalën e urtë në televizion, arrestohet gazetarja turke për fyerje ndaj Presidentit Erdogan

Recitoi fjalën e urtë në televizion, arrestohet gazetarja turke për fyerje ndaj Presidentit Erdogan

Gazetarja turke, Sedef Kabas

Gazetarja turke, Sedef Kabas është arrestuar ditën e shtunë siaps raportimeve nga mediat e huaja me një vendim gjykate ku akuzohej se ka vënë në shënjestër presidentin Rexhep Taip Erdogan përmes një recitimi të një fjale të urtë.

Në vijmësi të akuzës, recitimi përmbante një ofezë të hapur ndaj presidentit ndërsa akuza parashikon një dënim me burg nga një deri në katër vjet.

"Ka një fjalë të urtë shumë të famshme që thotë se një kokë e kurorëzuar bëhet më e mençur. Por ne e shohim se nuk është e vërtetë", tha ajo në kanalin Tele1. "Një dem nuk bëhet mbret vetëm duke hyrë në pallat, por pallati bëhet një hambar."

Ajo gjithashtu postoi më vonë citimin në Twitter.

Kryezëdhënësi i Erdoganit, Fahrettin Altun i përshkroi komentet e saj si "të papërgjegjshme".

“Një e ashtuquajtur gazetare po fyen hapur presidentin tonë në një kanal televiziv që nuk ka qëllim tjetër përveç përhapjes së urrejtjes”, shkroi ai në Twitter.

Policia e ndaloi Kabas rreth orës 2 të mëngjesit dhe e çoi së pari në stacionin kryesor të policisë së Stambollit përpara se ta transferonte në gjykatën kryesore të qytetit, ku një gjykatë më pas vendosi në favor të arrestimit të saj zyrtar, tha transmetuesi.

Merdan Yanardag, kryeredaktor i kanalit Tele 1 në të cilin Kabas bëri komentin, kritikoi ashpër arrestimin e saj.

“Arrestimi i saj brenda natës në orën 2 të mëngjesit për shkak të një proverb është i papranueshëm”, shkroi ai në Twitter. “Ky qëndrim është një përpjekje për të frikësuar gazetarët, mediat dhe shoqërinë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Takmaku: 23/01/2022 13:22

    Ta lexojn dhe ta kuptojn kta adhuruesit ERDOGANIT ne TIRANE se cfar diktatori asht ky udhheqes ne venin e vet,qe vjen e na shet dengla ne Shqiptareve!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dosja '5D' SPAK u komunikon akuzat ish drejtorëve të bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tusha

Dosja '5D' SPAK u komunikon akuzat ish drejtorëve të bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tusha