Redaktori i gazetës 'Nacional' në Kosovë kapet me lëndë narkotike

Redaktori i gazetës 'Nacional' në Kosovë kapet me lëndë narkotike

Redaktori i gazetës “Nacional” të Kosovës, Vullnet Krasniqi  është kapur me lëndë narkotike. Nga një sqarim që ka bërë vetë botuesi i kësaj gazete në facebook, Berat Buzhala mësohet se nuk bëhet fjalë për kokainë dhe as heroinë apo marijuanë por për një lloj tjetër sasie të vogël substance psikomatike.

 Më tej ai sqaron se para disa ditësh, Vullneti kishte qenë në një dasëm, të djalit të xhajës dhe pas kontrollit nga policia I kanë gjetur lëndën narkotike

Vullneti atë natë ka qenë në një dasëm te djali i axhës, ku në afërsi të tij kanë qenë edhe qindra njerëz të tjerë. Në një telefonatë me botuesin gazetari ka treguar për incidentin dhe ka shprehur keqardhjen për atë që ka ndodhur. “Sido që të jete, të nesërmen me ka thirrë në telefon dhe më ka tregu për kët incident. I ka ardhë jashtëzakonisht keq për çfarë ka ndodhur dhe vullnetarisht ka kërku që të lirohet nga detyra deri në përfundimin e procesit gjyqësor “

 Në vijim të sqarimit Buzhala thotë se me tu përmbyllur procesi gjyqësor dhe ai të paraqesë një test antidrogë që është i pastër do të pranohet në redaksi

 

“Po shoh shumë njerëz të gëzuar në FB, që menxi nuk kanë pritë me dalë një 'skandal' në Nacionale, e posaçërisht Vullës. Unë i siguroj ata, që sapo të përmbyllet procesi gjyqësor, dhe sipas marreveshjes me Vullen, sapo ai të sjellë në zyrë një test që është i pastërt nga çfarëdo narkotiku, ai do të vazhdojë punën me ne. Nuk i braktisi njerëzit aq lehtë, ndonëse po e them, konsumimi i drogës është gjë e dëmshme për konsumuesin, kurse shitja e saj e dëmshme për shoqërinë” shkruan Buzhala.

Ai e mbyll sqarimin duke kujtuar dhe një precedent të mëparshëm të 2018 kur policia në Neë York ka zënë me drogë njërin prej yjeve të televizionit, të famshmin Richard Quest. Ky gazetar, pasi kaloi një periudhe në këshillime të profesionistëve, u kthye dhe vazhdon të jetë figura qëndrore e këtij gjiganti mediatik.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Shintigrafia 4 muaj jashtë shërbimit, trajtimi i fundit që prej janarit! QSUT për Report TV: Nuk kemi jod, jemi në procesi prokurimi

Shintigrafia 4 muaj jashtë shërbimit, trajtimi i fundit që prej janarit! QSUT për Report TV: Nuk kemi jod, jemi në procesi prokurimi