Redon Makashi: “Konkurrencë
e fortë në Kënga Magjike”
23 vjet karrierë e gjatë në skenë, shumë hite dhe “mbreti” në fuqi i Festivalit të Këngës Magjike. Redon Makashi, ka qenë i ftuar në rubrikën “Pink Report”, në emisionin Rreze Dielli ku ka folur për karrierën e tij në muzikë, çmimet dhe emocionet e mëdha që shoqërojnë gjithnjë artistin në skenë.
23 vjet karrierë e gjatë në skenë, shumë hite dhe “mbreti” në fuqi i Festivalit të Këngës Magjike. Redon Makashi, ka qenë i ftuar në rubrikën “Pink Report”, në emisionin Rreze Dielli ku ka folur për karrierën e tij në muzikë, çmimet dhe emocionet e mëdha që shoqërojnë gjithnjë artistin në skenë.
Do të dilte për herë të parë në vitin 1989, në festivalin e 28-të të RTSH-së me këngën “Zemra e çdo moshe”, ku do të fitonte çmimin e dytë së bashku me këngëtaren Morena Reka dhe Bledar Sejkon, e për tu mos u shkëputur më prej skenës.
“Kemi patur shumë bërryla si në atë kohë edhe në këtë kohë”, është shprehur Makashi, i cili pas viteve ’90 do të krijonte edhe grupin “Arb”. Me të cilin një vit më parë do të fitonte edhe çmimin e parë të Këngës Magjike, me këngën “Më ler të fle”. “Çmimi i parë i Këngës Magjike është një kujtim shumë i bukur, pasi kam ndjerë shumë
edhe mbështetjen e kolegëve në këtë event”,- ka thënë Redon Makashi.
Duke u ndalur tek ky edicion i KM, Makashi është shprehur se konkurrenca këtë vit është shumë e fortë. Ai ka veçuar emra si Aleksandër dhe Renis Gjoka, Rozana Radi, Alban Skënderaj, Pirro Çako, si pretendent të çmimit të madh, të cilin Redoni do ta dorëzoj në 10 nëntor në finalen e këtij spektakli. Ndërsa duke folur për këngëtarët e rinj, ai ka veçuar grupin Lynx, që sipas tij është i vetmi grup rroku në Shqipëri, që sjell punime cilësore.
Redon Makashi ka folur edhe për planet e tij muzikore, ku më shumë prioritet mbetet bashkëpunimi me Aleksandër Gjokën dhe Elton Dedën. “Tre musketierët” kanë në plan të sjellin në koncert recital në Pallatin e Kongreseve.
Su/ Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
66.7%
-
Jo
29.6%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 54
Lajme të tjera
-
FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot
24 Prill, 07:33
-
Rritje graduale temperaturash dhe diell, parashikimi i motit për sot
24 Prill, 07:22
-
Cili është vlerësimi për qeverinë dhe për opozitën? Sonte në 21:00 në 'Repolitix' sondazhi i muajit prill me sondazhistin Eduard Zaloshnja
24 Prill, 07:16
-
Gjithçka dëshironi është pak qetësi në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot
24 Prill, 07:12
-
Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës
23 Prill, 22:58
-
Egla merr mesazhet prekëse nga nëna dhe vëllai i saj, nuk i mban dot lotët
23 Prill, 22:55
-
Autogoli - Gazetari i RAI pranon gabimin: Publikon përgjigjet e Agaçit tre ditë pas emisionit ku pretendonte se ai nuk ishte përgjigjur
23 Prill, 22:34
-
Galdini zbërthen skemën: Meta me anti-nepotizmin po i jep përgjigje Berishës! Muça: Po i jargavitet doktorit
23 Prill, 22:25
-
'Kush m'i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja', Meçe ironizon: Çfarë do që të bëjë nuk i ndryshon imazhi
23 Prill, 22:12
-
Pirro Dhima: Në Greqi me bullizojnë si shqiptar nga mëngjesi në darkë, por unë nuk ndihem shqiptar
23 Prill, 22:12
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK
23 Prill, 22:02