Soreca- Kim: Reforma në drejtësi pasaporta e Shqipërisë në BE! 2020, viti kritik i zbatimit të saj

Reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj është pasaporta dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE dhe ajo që Europa dhe SHBA kërkojnë nga Shqipëria u shprehën njëzëri ambasadorët në vendin tonë. Në një takim lidhur me këtë reformë, ku të pranishëm ishin edhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca, u vlerësua puna e Shqipërisë bërë deri tani me sakrifica dhe 'nerva të hekurta' për pastrimin e drejtësisë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, siç ata theksuan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:15
Yuri Kim: 9 ditë kam tingëlluar si megafon i prishur, thelbësore drejtësia

SHBA qëndron "krahë për krahë" me Shqipërinë në rrugën e vështirë që ka nisur. Ambasadorja e sapoardhur Yuri Kim tha se do të mbështesë vendin për të vënë në zbatim strukturat e reja të drejtësisë  për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Vetëm në këtë mënyrë - tha Yuri Kim - Shqipëria do të mund të sigurojë një të ardhme ekonomike dhe demokratike.   

"Kam vetëm 9 ditë këtu dhe janë takuar me të gjithë përfaqësuesit kryesor të politikës. Ishin takime mjaft të rëndësishme dhe domethënëse. Në të gjitha takimet është theksuar rëndësia e reformës në drejtësi për t'i dhenë fund korrupsionit. Reforma në drejtësi do të sigurojë kapacitetet e duhura ekonomike dhe demokratike të Shqipërisë.  Ju keni në dorë të ardhmen dhe shpresën e popullit shqiptarë. SHBA ka qenë gjithmonë krah Shqipërisë në moment kritike dhe reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj është një nga këto momente.  Ne jemi me ju "krahë për krahë" për zbatimin e drejtësisë" tha Kim.

Ora 19:09
Soreca: BE e angazhuar personalisht në reformë, drejtësia është e ardhmja juaj në BE

Për ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca theksoi se reforma në drejtësi është pasaporta e Shqipërisë për të hyrë në BE. Soreca tha se BE ka investuar dhe është angazhuar personalisht për krijimin e reformën në drejtësi dhe se 2020 do të jetë viti kritik që do të tregojë dhe konsolidojë në praktikë të gjitha arritjet e mëparshme.

"Nderime të veçanta për trupat e reja të gjyqësorit që të bëjnë një punë të rëndësishme me integritet dhe profesionalizëm që gjatë 2020 dhe t'ii jepin drejtësisë themelet e forta të besueshme. SPAK i uroj kurajë dhe guxim për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin për të kthyer shpresën e shqiptarëve në realitet. BE mbështet reformën në drejtësi dhe është angazhimi politik dhe financiar më i madh i saj në vend. Kjo është e vetmja mënyrë për të krijuar një Shqipëri demokratike dhe stabël si pjesë të BE. Këto vitet kanë qenë intensive që kanë kërkuar nerva çeliku nga të gjithë. Në vetëm 3 vite janë ndryshuar 70 teste ligjore pa llogaritur ndryshimet kushtetuese si dhe janë ngritur institucione të reja në drejtësi. 2020 do të jetë një vit kritik gjatë të cilit do të lipset që të konsolidohen të gjitha arritjet e vitit të mëparshëm. Të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për të plotësuar vakancat e krijuara nga vettingu dhe Shkolla e Magjistraturës duhet të jetë qendra dhe thelbi i saj. BE dhe SHBA do qëndrojnë krah jush për të vazhduar me këtë ritëm reformash. Reforma në drejtësi na ka mësuar se me kurajë dhe shumë punë për një të ardhme më të mirë gjithçka mund të arrihet. Reforma në drejtësi është pasaporta e Shqipërisë për të hyrë në BE' u shpreh Soreca.

Ora 19:00
Gjonaj: Drejtësia e re do dëshmojë se e meritojmë anëtarësimin në BE

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj theksoi se reforma në drejtësi mbetet pasaporta më e mirë për të ardhmen e vendit dhe rikthimin e shpresës te qytetarët. Sipas Gjonajt, realizimi i saj dhe drejtësia e re në veprim, janë prova të vendosmërisë për të qenë një anëtare e denjë e familjes europiane.

 “Qytetarët e këtij vendi shpresojnë që pritshmëritë e tyre për reformën të realizohen. Është përgjegjësia jonë ta kthejmë shpresën e tyre në besim. Institucione të reja tashmë janë ngritur dhe kanë filluar punën. Prokurori i ri Përgjithshëm ka filluar ushtrimin e detyrës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë sapo është zgjedhur, Kuvendi ka zgjedhur anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese. Janë bërë hapa pozitiv përpara, por që kërkojnë ritme shumë më të mira për të përmbyllur sa më shpejt ciklin e formatimit të institucioneve të reja dhe funksionimin tërësor të tyre. Viti 2020 besoj fort se do të jetë viti i funksionimit të Drejtësisë së Re. Viti që do të shohim të jetësuar arkitekturën e plotë të saj, që do të përmbyll ngritjen e të gjithë institucioneve të saj,viti që do të shohim rezultatet e para të shumë prej tyre”, u shpreh ajo.   

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kujtimi: 31/01/2020 21:01

    TI GJONAJ beji yzmetin asaj rroges,,,,pa na lej rehat me ate europen ,,,,se as na duhet ajo Europe kurve,,,,e as ata nuk na duan…..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali