Reforma Zgjedhore/ Ambasadorët takim me Gjiknurin dhe Hajdarin: Të përmbyllet sa më shpejt! Mbështesim dialogun

Reforma Zgjedhore/ Ambasadorët takim me Gjiknurin dhe Hajdarin: Të përmbyllet sa më shpejt! Mbështesim dialogun

Tryeza e thirrur nga OSBE për informimin e ambasadorëve mbi Reformën Zgjedhore

TIRANE- Dy bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri kanë zhvilluar ditën e sotme një takim të organizuar nga OSBE me ambasadorët e huaj në vendin tonë. Detajet e takimit janë bërë publike nga vetë Gjiknuri i cili thotë se i kanë informuar ata mbi zhvillimet e deritanishme mbi Reformën Zgjedhore si dhe dialogun e nisur me opozitën jashtëparlamentare. Gjiknuri shprehet se ambasadorët kanë mbështetur këto hapa, duke ikurajuar pëmbylljen sa më të shpejtë të saj.

"Bashkë me Rudinën, në cilësinë e drejtuesve të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë. Në tryezën e organizuar nga OSBE, informuam ambasadorët mbi zhvillimet e deritanishme në kuadër të procesit të reformës dhe dialogun e nisur me përfshirjen e opozitës jashtë parlamentare. Ambasadorët mbështetën e inkurajuan vazhdimin e procesit të dialogut dhe përmbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore Reforma Zgjedhore", shkruan Gjiknuri.

Palët arritën një marrëveshje në 14 janar,ku për herë të palë u ulën në një tryezë politike për herë të parë me praninë e të gjitha palëve me kërkesën e opozitës së bashkuar për të dalë në një draft përfundimtar i cili të miratohet pa asnjë ndryshim dhe me konsensus të plotë në seancë pleanare në Kuvend jo më vonë se 15 marsi.

Katër ditë më parë Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri i kërkuar OSBE-së dërgimin e një eksperti të huaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet