Drafti për financimin e partive/ Hajdari-Gjoni për Report Tv: S'ka kontestime për këtë pikë! Brenda nëntorit propozimi për sistemin

TIRANE-Report Tv zbardhi sot draftin e pjesshëm të grupit të punës së komisionit për Reformën Zgjedhore për financimin e partive politike. Kryetarja e grupit Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Klesiana Omeri u shpreh se ky draft, pra i financimit të partive politike nuk ka kontestime nga opozita e re.

"Në takimin e fundit komisioni për reformën zgjedhore ra dakord që të merremi me pikat që janë më pak problematike, që janë jo të kontestueshme për opozitën dhe PS-në. Ky draft është një draft i pjesshëm nuk merret me cështje thelbësore, por me disa pika që nuk janë të kontestuara nga palët. Prandaj dhe është bërë propozimi, që propozimi i parë që do të vijë në komision përsa i përket rekomandimeve të OSBE do të merret me pikat më pak të kontestueshme" tha Hajdari.

E pyetur se përse nuk është pjesë e grupeve të punës, Hajdari e mohoi duke theksuar se do të jetë pjesë e grupit që do të diskutojë për ndryshimin e sistemit. "Unë do të merrem me ndryshimin e sistemit, do të jem në atë grup. Në draftin që ka dalë nga Kuvendi, besoj që është një problem teknik. Patjetër që do të jem e përfshirë, pasi jam bashkë-kryetare" tha ajo.

Hajdari vijoi që të këmbëngulë që nuk do të heqë dorë nga kushti që reforma zgjedhore të miratohet në një fazë dhe jo dy, sikur kërkon shumica socialiste dhe që të përfshijë edhe ndryshimin e sistemit, teksa propozimet opozita e re do i publikojë në nëntor. "Brenda nëntorit do të kemi një propozim konkret të opozitës së re për ndryshimin e sistemit. Ne jemi për heqjen e fuqive të kryetarëve të partive". Edhe deputeti Ralf Gjoni në një intervistë për Report Tv tha se opozita është e vendosur për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Nesër do të mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore. 

Prononcimi i plotë i Rudina Hajdarit
Nesër mblidhet komisioni ku do të jetë fokusi?
Si fillim në rendin e ditës do të jetë konstituimi i grupeve të punës, një grup për ndryshimin e sistemit, një grup me financimin e fushatave dhe një tjetër me votën e emigrantëve, si do të arrihet kjo sfidë e madhe dhe e vonuar, që shqiptarët që ndodhen jashtë vendit të votojnë.

Sot është publikuar një raport me disa propozime në fazën e parë, por mungon depolitizimi i administratës?
Në takimin e fundit komisioni ra dakord që të merret me pikat që janë më pak problematike, që janë jo të kontestueshme për opozitën dhe PS-në. Ky draft është një draft i pjesshëm nuk merret me cështje thelbësore, por me disa pika që nuk janë të kontestuara nga palët. Prandaj dhe është bërë propozimi, që propozimi i parë që do të vijë në komision përsa i përket rekomandimeve të OSBE do të merret me pikat më pak të kontestueshme.

Pse nuk jeni pjesë e grupeve të punës?
Unë do të merrem me ndryshimin e sistemit, do të jem në atë grup. Në draftin që ka dalë nga Kuvendi, besoj që është një problem teknik. Patjetër që do të jem e përfshirë, pasi jam bashkë-kryetare.

A keni hequr dorë nga kushti për ta bërë në një fazë?
Nuk do të pranojmë asnjëherë një proces që është në dy faza. Brenda nëntorit do të kemi një propozim konkret të opozitës së re për ndryshimin e sistemit. Ne jemi për heqjen e fuqive të kryetarëve të partive.

Prononcimi i plotë i Ralf Gjonit
Në draft raporton mungon depolitizimi?
Prandaj kemi folur që në fillim, që ndryshimi i sistemit nuk ka të bëjë vetëm me listat e mbyllura apo të hapura, por ka të bëjë me të gjitha hallkat e sistemit zgjedhor ku depolitizimi është kyc. Kjo është edhe kërkesë e partnerëve dhe do të vijojmë ta mbajmë fort në gjirin e komisionit. Nuk ka asnjë shans të bëhet një reformë me dy faza. Do i qëndrojmë deri në fund.

A do të ketë propozime konkrete nga opozita e re dhe a do të përfshihet pika e depolitizimit?
Patjetër, ne jemi duke punuar edhe si grupe parlamentare dhe me ekspertë të huaj për të propozuar draftin tonë për ndryshimin e sistemit, ku depolizitimi është hallkë kyce së bashku me financimin. Kjo do të vijë shumë shpejt dhe do të diskutohet në komision. Atje do të duket sa serioze është PS-ja për reformimin e sistemit zgjedhor.

A do të jetë dakord opozita e re për ndryshimet e propozuara nga PS?
Ne në parlament do të jemi dakord për reformimin e sistemit zgjedhor, ku përfshihen rekomandimet e OSBE-së, por kjo është një pjesë teknike, ne do të jemi dakord për reformën në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe ndërkombëtarët. Këtë duhet ta ketë shumë të qartë Rama, nuk do të ketë reformë me dy faza, kjo nuk është reforma.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet