Opozita jashtëparlamentare hedh një hap të rëndësishëm për 'Zgjedhoren', cakton emrat e 4 ekspertëve

Opozita jashtëparlamentare hedh një hap të rëndësishëm për 'Zgjedhoren', cakton emrat e 4 ekspertëve

TIRANË- Hidhet një tjetër hap i rëndësishëm sa i përket Reformës Zgjedhore, kësaj radhe nga opozita jashtë parlamentare. Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetarin Elis Memelli se janë përcaktuar 4 ekspertët të cilët do të jenë pjesë e tryezës për reformën zgjedhore.

Të përzgjedhurit janë Arjan Madhi-PR; Shkëlqim Sulo- PDIU; Muharrem Caka-LSI dhe Ivi Kaso-PD. Sa i përket këtij të fundit, nuk është zyrtarizuar ende, megjithatë përfiltet si ndër emrat kryesor për 'Zgjedhoren', njësoj si të shkruarën.  

Palët arritën një marrëveshje në 14 janar,ku për herë të palë u ulën në një tryezë politike për herë të parë me praninë e të gjitha palëve me kërkesën e opozitës së bashkuar për të dalë në një draft përfundimtar i cili të miratohet pa asnjë ndryshim dhe me konsensus të plotë në seancë pleanare në Kuvend jo më vonë se 15 marsi.

Zhvillimi i fundit sa i përket ecurisë së kësaj zgjedhore ishte kërkesa që dy bashkëkryetarët e Komisionit të 'Zgjedhores', Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri i bënë OSBE për dërgimin e një eksperti të huaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor