Reformimi i Agjencisë për Zbulim sfidë kyçe para qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut

Reformimi i Agjencisë për Zbulim sfidë kyçe para qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut

Një nga sfidat kryesore të qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut mbetet miratimi I ligjit të ri që rregullon punën e Agjencisë së Zbulimit në Maqedoninë e Veriut, pasi Inteligjenca punon në bazë të ligjit të miratuar para 25 vitesh.

Projekt ligji për punën e Agjencisë së Zbulimit pasi hyri në procedurë parlamentare në shkurt u bllokua nga opozita maqedonase VMRO DPMNE me parashtrimin e mijëra amendamenteve pak kohë para shpërbërjes së parlamentit të Maqedonisë së Veriut edhe pse ndryshimet ligjore janë apostrofuar si kërkesë kyçe nga faktori ndërkombëtarë prej ku duhet të mundësohet reformimi i Agjencisë së Inteligjencës në Maqedoninë e Veriut

Në qershor të këtij viti drejtori i Agjencisë për Zbulim Erolld Musliu për Radion Evropa e Lirë kishte theksuar se Projektligji i ri për Agjencinë e Zbulimit paraqet  një prej projekteve më të mëdha në të cilin ai është angazhuar që nga që nga marrja e detyrës për drejtimin e institucionit në fjalë sepse ligji aktual i vitit 1995 (në bazë të të cilit funksionon Agjencia për Zbulim) nuk korrespondon me nevojat reale të funksionimit të këtij institucioni.

“Me projektligjin e ri do të pritet të definohet vendi dhe roli i Agjencisë për Zbulim si institucion me kompetenca në lëminë e zbulimit të jashtë vendit, duke pasur si detyrë, grumbullimin e të dhënave dhe informacioneve për kërcënimet asimetrike, ata hibride si dhe kërcënimet kibernetike që vijnë nga jashtë.

Mes tjerash, me këtë ligje rregullohet edhe lëmia e statusit social dhe të drejtave të punëtorëve, që ka qenë një kërkesë dhe nevojë disavjeçare e të punësuarve në Agjenci. Fatkeqësisht, ligji nuk e kaloi procedurën në Komisionin përkatës në Kuvendit për shkak të mbi 1000 amendamenteve absurde të cilat i parashtroi gjatë procedurës parlamentare opozita.

Se cila është prapaskena e një veprimi të tillë të opozitës maqedonase për të bllokuar miratimin e ligjit në fjalë, me të cilin Agjencia për Zbulim definohet si shërbim profesional sipas standardeve të NATO, këtë gjë do të tregojë koha. Ne nuk jemi dekurajuar, por vazhdojmë me punën tonë drejt rrumbullakimit të procesit reformues. Jam i bindur se ne së shpejti do të kemi ligj të ri për Agjencinë e Zbulimit sepse këtë e kërkojnë NATO dhe BE,”- ka deklaruar Musliu.

Ndryshe me  ligjin e ri që rregullon punën e Agjencisë për Zbulim, synohet të përmbyllen edhe reformat në sistemin e sigurisë së shtetit, që nisën me miratimin e Ligjit për Agjencinë Teknike Operative, në prill të vitit 2018 dhe Ligjit për siguri kombëtare, të miratuar në maj të vitit 2019.

Agjentë të Agjencisë së Zbulimit, ishin apostrofuar se kanë qenë të përfshirë edhe në ngjarjet e Kumanovës të vitit 2015. Anëtarët e burgosur të Grupit të Kumanovës, gjatë gjykimit kishin pohuar se pjesëtarë të kësaj agjencie, i kishin kontaktuar para ngjarjes në Kumanovë, duke iu dhënë, siç kishin thënë ata, instruksione të caktuara. Ata kishin thënë gjatë procesit gjyqësor ndaj tyre se kjo dëshmon se ngjarjet e majit, 2015, në Kumanovë kanë qenë të orkestruara nga qeveria e kaluar, për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit nga skandali i atëhershëm i përgjimeve.

Ndryshe njohësit e çështjeve të sigurisë, thonë se me reformat në sistemin e sigurisë, krijohet kontroll më i fuqishëm mbi punën e Agjencisë së Zbulimit nga strukturat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vende tjera anëtare të NATO-s.

Që prej krijimit të Agjencisë së Zbulimit, pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, për herë të parë ky institucion drejtohet nga një shqiptar, Erolld Musliu, i cili u emërua drejtor i këtij institucioni prillin e vitit të kaluar, nga presidenti Stevo Pendarovski. Lexo ketu nismën ligjore që është ndërmarrë edhe në Shqipëri për SHISH.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s'do t'ia dijë për ne

Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s'do t'ia dijë për ne