Refugjatët klandestinë të Lindjes së Mesme 'zbulojnë' edhe Vlorën, si u gënjyen nga trafikantët: Jeni në Serbi

VLORË - Një grup prej rreth 40 klandestinësh janë ndaluar nga autoritetet shqiptare në fshatrat e Vlorës, Mifol, Novoselë. Emigrantët nga vende të Lindjes së Mesme, shtete si Kurdistani, Irani dhe Iraku, prej dy ditësh gjenden në territorin shqiptar në tentativë për të kaluar drejt vendeve evropiane, Itali, Francë etj. Kjo është hera e parë që fshatrat e Vlorës zgjidhen si rrugë kalimi nga emigrantët e paligjshëm për të kapërcyer kufirin për në vende të Evropës. Natën e kanë kaluar në pyjet e fshatit Mifol, ndërsa sot në mëngjes kanë dalë në rrugën e vjetër Vlorë-Fier, ku dhe u pikasën nga policia në Novoselë. 

Për Report Tv ata shprehen se janë larguar nga vendet e tyre që janë në luftë dhe varfëri për një jetë më të mirë, por theksojnë se pavarësisht se shqiptarët i duken njerëz të mirë, nuk duan të qëndrojnë në vendin ton.

Ata thonë se kanë 2 muaj që udhëtojnë në këmbë, ndërsa në Shqipëri ndodhen vetëm prej dy ditësh pasi kanë kaluar kufirin e gjelbër nga Greqia. Në këtë rrugëtim të vështirë, kanë pasur me vete edhe fëmijë të moshave 4-5 vjeç dhe gra, të cilët flenë rrugëve e shpesh herë pa ushqim. Fillimisht ata kanë dashur të ndalen nga Greqia në Serbi. "Ne duam të shkojmë në Serbi, por ata na sollën këtu, por këtu nuk është Serbi", thotë njëri prej emigrantëve.

"Unë dua të shkoj në ndonjë vend europian, Itali, Francë, sepse atje mund të punoj, ndërsa vendi im është shumë i varfër, ka luftë. Atje mund të gjej një vend më të mirë se vendi im. 

Ne nuk duam të rrimë në Shqipëri, duam të shkojmë në Evropë. Njerëzit këtu janë shumë të mirë, jo si turqit, por ne nuk duam të jetojmë këtu. Ne kemi ardhur këtu në këmbë", shprehen disa prej tyre. 

Të gjithë të ndaluarit tashmë ndodhen të shoqëruar në komisariat ndërkohë që do të kryhen të gjitha procedurat përkatëse dhe më pas do t'i kalojë policisë kufitare ku do të vendoset nëse do të kthehen në vendet e tyre apo jo. Nuk dihet se cilët janë personat që i kanë sjellë ata deri në vendin tonë, por në momentin e ndalimit nga policia, pranë tyre nuk ka qenë asnjë shqiptar.

1579258083_kurdet2.jpg

1579258064_kurdet.jpg

1579258100_kurdet3.jpg

Emigrantët e ardhur në Vlorë

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lafsha: 17/01/2020 22:15

    Urgjent mbrapa!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum