Refuzimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, konstitucionalisti Çlirim Gjata për Report Tv: Vendim kushtetues dhe ligjor, Meta autoritar

Konstitucionalisti Çlirim Gjata është shprehur për Report Tv se refuzimi i emërimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga ana e presidentit Ilir Meta dëshmon se nuk është rast që mund të cilësohet si lojë politike, pasi është ndërmarrë me të drejtë kushtetuese e ligjore.

Gjata cilësoi se presidenti Meta ka shkuar shumë më tej me këtë vendim, pasi kësaj radhe vendimi i tij karshi Cakajt është bërë publik. 

"Ai person mund të jetë i ndershëm por ama duhet ndjekur rruga shtetërore dhe këtë gjë bëri edhe presidenti Ilir Meta. Më në fund po shohim një president që po sillet me autoritet", u shpreh më tej ai. 

Konstitucionalisti përmendi edhe kriterin kryesor për të cilën hodhi poshtë propozimin e kryeministrit Rama, certifikatën e sigurisë, që Cakaj e mori tre ditë pas firmosjes së propozimit për detyrën e re. 

"Figurat shtetërore gëzojnë atë që quhet certifikatë sigurie sepse shtetet kanë marrëdhëniet e veta midis radhëve të tyre, në kuptimin që mund të marrin vesh ose kanë të drejtë të dinë sekrete të ndryshme, por ama të mos dalë jashtë zyrave. Nuk bëhet fjalë për një certifikatë civile", komentoi Çlirim Gjata.

Gjata renditi si argument edhe qëndrimin e Cakajt përkundrejt kufirit territorial Kosovë-Serbi.

"Presim që në qershor të hapim negociatat me Bashkimin Evropian. Është një moment mjaf delikat. Ai deklaroi se duhet parë rishikimi i kufirit territorial Kosovë-Serbisë, është një deklaratë mjaft e rrezikshme. Ndonëse propozimi i  tij bie poshtë, deklarata mbetet. Nëse duhet të hyjmë në Europë, duhet të jemi seriozë",  u shpreh konstitucionalisti.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 10/01/2019 21:04

    Kur permendeshin certifikatat e sigurise te Z. Sander Lleshi ky i quante te parendesishme per menyren se si jepen keto certifikata ne Shqiperi. Tani per ministrin e ri te propozuar qenka problem i madh. Ku qendron e verteta ta thote vete ky.

    Përgjigju
  • dulja: 10/01/2019 17:23

    shko more shkerdhate sa here e ka mire META po kure vodhi florine pse nuke fole ti indiferente

    Përgjigju
  • ZHini: 10/01/2019 15:42

    Doli perseri ky quni kriminelit qe ka pushkatuar shum njerez.me ç'far morali del e bon analistin kur i jati ka lyer duart me gjak.

    Përgjigju
  • fadil BAJG gjoleka: 10/01/2019 13:42

    Ky çlirim gjata a e di prejardhjen e tij a e di ky se sa krime ka bër familja e tij në kohēn e kriminelit enver hoxha kur familja e tij ishte në kreun e gjukatave kriminale të enverit a e di ky se sa njerëz të pa fajshēm jan pushkatuar ? ? ? Me firmën e gjykatësit gjata . E tani ky vemje na del demokrat hapu dhe për të till fundërrinash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'