Listat, Spaho i përgjigjet Ramës: S'mund të jemi fasadë në Këshillin Politik! Do marrim të gjitha hapat, përfshirë protestat

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka deklaruar në një intervistë ne emisioni ''Pa Protokoll'' ne Report Tv se opozita nuk do të marrë më pjesë në Këshillin Politik, teksa ka paralajmëruar edhe protesta kundër ndryshimeve Kushtetuese, të bëra sipas tij në mënyrë të njëanshme. I ftuar në emisionin "Pa Protokoll", Spaho është shprehur se me votimin e hapjes së listave dhe ndalimit të koalicione parazgjedhore, u shkatërrua marrëveshja e 14 janarit, (atëherë kur u krijua Këshilli) dhe se opozita nuk do të qëndroj duarkryq, por do të reagojë. Një nga format e reagimit, Spaho sqaroi se do të jenë edhe protestat, teksa i mbylli derën kreun të qeverisë për dialog. 

"Me vendimin që mori dje parlamenti, i shtyrë direkt nga Rama është prishur marrëveshja e 14 janarit për krijimin e Këshillit Politik. Ky Këshill u krijua për të bërë ndryshime konsensuale dhe gjithëpërfshirëse. Ndryshimet e djeshme në Kushtetutë, nuk janë konsensuale dhe jo gjithëpërfshirëse, por janë të imponuara nga ai. Ato interferojnë të marrëveshja e 5 qershorit, Rama gënjen. Ndryshimet Kushtetuese thyejnë marrëveshjen e 5 qershorit. Të gjithë kanë shprehur keqardhjen për ndryshime të njëanshme. Për sa kohë i kërkojmë garant ndërkombëtarët dhe sa kohë që të dy palët e interesuara me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve bien dakord, do të thotë që pala që thyen këto rregulla është përgjegjëse, se do të marr avantazh të pamerituar elektoral. Nuk jemi fasadë në Këshillin Politik, u krijua për ndryshime konsensuale, sa kohë është thyer thelbi i këshillit nuk mund të qëndrojmë fasadë dhe të kënaqim egon politike që gjoja po debatohet dhe të votohet siç do Rama. Do të marrim hapat tona, duke filluar që nga protestat, janë element të demokracisë. Kryeministri duhet të ketë parasysh që kemi djegur mandatet për të mos qenë fasadë në parlament dhe koha tregoi se vendimi ynë ka qenë më i drejti, se Rama e tregoi që nuk është njeri i marrëveshjes, është dredharak, burracak merr vendime në funksion të interesave të tij dhe jo të vendit", tha Spaho.

Ai shprehet i bindur se ndalimi i koalicioneve është në interes të Ramës, pasi me anë të këtij vendimi synon që të marrë votat e partive të vogla që nuk konvertohen dot në deputet.

"Koalicionet janë traditë 30- vjeçare në Shqipëri dhe ishin të përfshira deri dje në Kushtetutë. Nuk ka ndodhur kurrë që Kushtetuta të ndryshohet në mënyrë të njëanshme, kjo është hera e parë që kjo ndodh. Mjafton t'i referohemi zgjedhjeve të 2017 ku mori vetëm 48% të votave dhe mblodhi mbetjet e partive të vogla që nuk morën dot një deputet. PS do të marrë një pjesë të votave të partive të vogla që nuk konvertohen dot në deputet", tha Spaho, teksa u kujdes të thekson se opozita është më e bashkuar se kurrë.

"Kampusi opozitar është kompakt, as mos keni këtë dyshim. Të gjitha partitë po punojnë për t'u përgatitur për zgjedhjet e ardshme, për mbrojtjen e renditit demokratik, për të ruajtur votën dhe për të fituar këto zgjedhje që të garantohet rotacioni politik që është i paevitueshëm, çfarë do që do të bëjë Rama", tha ai.

Arrestimet për krimet elektorale në kuadër të dosjes 339 nuk kanë kaluar pa një koment nga ana e nënkryetarit të PD-së. Për Spahon, i gjithë aksioni është për t'u hedhur hi syve shqiptarëve se drejtësia po funksionon, por sipas tij nuk një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

"Në vend që të fillohet nga "peshqit e mëdhenj", nga duarakullorja fillohet me komisionerët gjoja drejtësia po lufton krimin elektoral", përfundoi Spaho.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 02/08/2020 16:25

    Ashtu me te lumte o e.spaho,,, qendroni ne rruge si te vetdjegur dhe te dale jashte sistemit politik. Shoqerise shqipyare i behet me e mira nga vetsikterisja e juaj ne esfelin e babaleve.

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 01/08/2020 14:20

    Memelige koke karrike Spaho debili

    Përgjigju
  • Tosi: 01/08/2020 11:42

    Meqenese se opozita rrugore nuk do te mare pjese ne keshillin politik, kjo eshte nje nga ngjarjet me te renda ne historine e popullit shqiptar dhe kryeminstri duhet te shpalle 7 dite zie kombetare menjehere se populli nuk mund ta kaloje lehte kete dhembje per opoziten.

    Përgjigju
    • YYY: 01/08/2020 12:32

      Dakord Tosi, po jemi qe jemi, pse t'mos e bejme dy jave aq sa eshte karantinimi per virusin?!

  • Qazim: 01/08/2020 10:08

    Opozita ska pse vazhdon me kete farse. Ato qe e ndryshuan kushtetuten, te vazhdojne me programin e kodit zgjedhor. Ne keshullin pordhitik, te ftojne si e ka emrin ajo, Kim Kim. Kjo u be tani si parlamenti kooprativist i komunizmit. Deputetet ca injorante, ngrinin doren per ligje qe ua kishte bere gati Partia.

    Përgjigju
    • O qazo: 01/08/2020 15:36

      O qazo mba kafazin se zogu iku fluturoi.po pse mo leshko per dore do e marrin ate opozit qe nuk eshte as opozit??akoma te trash do rrini ju?? Ne ate kafazin e kafsheve akoma ju?? 2020 o qazo.vate komunizmi i qazo .zgjohu qazo nga gjumi se po te ikin dhit mire zogu iku

  • Latif: 01/08/2020 09:07

    Cudi me juve, dolet nga parlamenti dhe late ato qe late, late njerzit pa votuar se nuk nxorret kandidate, ju thojne per te biseduar thoni nuk vime sot neser po deshet, shkoni dhe nuk dini ca kerkoni, sot thoni nje gje e neser nje gje tjeter. Or mos ka rane dakort Lyli(hec mos i therrasesh kshu) dhe i merr tvsh Rames dhe ju bani gam gam kot(me shume gjasa jo, por hipotetike)? Po nuk pasket ik ne hale ju bashke me protestat qe do beni, ju bashke me kthimin e " djemve dhe vashave plangprishese". Te teatri late nam, e kisha un turnin e kishte mom Rroqja, vajtet ne protesta bashke me ca "artista" qe krijonin rremuja midis artistave dhe qytetareve. Vajtet te Astiri me paftyresine me te madhe, per ligje dhe vendime qe jane firmosur nga ju dhe tregonit perralla atje, O Klevis o Hero gjithe Astiri ty te do. Jeni bere qesharake me permasa biblike. Te vetmit njerez qe doni te merrni pushtetin se "jeni bere per gjynaf". Cer te doni filloni dhe beni por nuk jua ka ngene njeri te merret me ju, ju vazhdoni si dhe te tjere para jush, duke mbush autobuza e shperndare tollona nafte. Vetem se kshu si po silleni Ramen e keni dhe nji 4 vjecar tjeter. Profesor bani te fala Gjysmagjelit te Madh bashke me atyne (atyrvet do thoshte Murrizi) eunukve/tekbolshave/koqeshkulmve te partise.

    Përgjigju
  • PËR ANALFABETIN: 01/08/2020 08:25

    O analfabet pecionist në radh të par mëso Shqip. Pencionist shkruhet Pensionist o analfabet i shkret. E do protestosh ti e kujt i ruhet manxhalli o debili ler. Populli e pa se kush ështē partia anti SHQIPTARE wc qenef pd. Populli do lista të hapura o pencionist ANALFABET.E njerëz si puna jote do protestoin me një fjal mbeturinat e kombitbo pencionisti DEBIL I LER

    Përgjigju
  • Pencionisti: 01/08/2020 04:04

    KUR DO TE FILLOJNE KETO TE SHKRETA PROTESTA SE NA PLASET JU E DINI SHUME MIRE QEME RAMEN NUK BEHET DAVA FILLONI PROTESTAT NJE ORE E ME PARE PA JU SHKELUR RAMA ME KEMBE

    Përgjigju
  • Daku: 31/07/2020 23:15

    Keta tashti dolen fare legena....per asgje nuk deshen ate qe donte populli dhe pik ...jan te dhjer koke kemb...tani do marin borxh nga vv e kosoves te protestojn nuk kuptoj....cdo dit e po firojn keta qyqare...o koke sa te jet saliu fizikisht dhe teoria zero vri pri vith perca e sundo e tij ...keq me vjen po po ju humbet vula....

    Përgjigju
  • GËRDALLA SPAHO: 31/07/2020 23:06

    GËRDALLA SPAHO DO PROTESTOI POR SUM ME BRISK DO NA I ROI SPAHO ME GJITH UAGARËT E PD.

    Përgjigju
  • redi: 31/07/2020 22:55

    Soaho nuk shkon ne keshillin politik qe e kerkoi vet dhe do filloj protestat.Filloi cfar pret. Me ato mend aty do rrini,ne vend qe te organizoheni te zgjidhni figura qe i kushte zili kushdo ,si Serreqi ,Brojka dhe i paharruari Maksim Cikuli .Pra filloni organizimin se me protesta do dilni OJQ

    Përgjigju
    • CaBone: 31/07/2020 23:44

      Me lot i modh je. OJQ. Hhahaha dmth O Jet Qefi apo jo? Hahahaha. Respekte vlla

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0