Refuzuan 500 mijë euro për Muçin? Reagon klubi i Tiranës: Po na dëmtojnë, s'na ka kontaktuar askush!

Ernest Muçi, futbollisti i talentuar i Tiranës është përfshirë edhe njëherë në vorbullën e merkatos. Së fundmi është përfolur se për ‘bomberin’ e vogël ka ardhur një ofertë e majme nga klubi i Gent në Belgjikë, që shkon deri në 500 mijë euro, por klubi i Tiranës e ka refuzuar.

Gjithsesi këto pretendime janë hedhur poshtë për Report Tv nga vetë klubi i Tiranës. Këta të fundit thonë se pavarësisht shfaqjes së interesit në mënyrë sporadike nuk ka asnjë ofertë konkrete.

Klubi i Tiranës fton menaxherët e futbollistit, por këdo klub që shfaq interes për 19-vjeçarin, që të paraqesë ofertën zyrtare, pasi pretendon se këto janë spekulime për të dëmtuar klubin. Gjithsesi Tirana thotë se edhe nëse ndonjë ofertë vjen, ata nuk do të heqin dorë nga shërbimet e futbollistit, pasi pretendojnë që këtë sezon të rikonfirmohen si kampionë të Shqipërisë.

Muçi u përfol shumë për një largim edhe në merkaton e verës, por ashtu si edhe këtë janar, klubi pati deklaruar se nuk e shet futbollistin. Aktualisht Tirana dhe Ernest Muçi janë të lidhur me një kontratë e cila skadon në fund të sezonit.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja