VIDEO/ Refuzuan vlerën e shpronësimit, nëna dhe vajza e saj në Vlorë hipin mbi tarracën e ndërtesës të planifikuar për t’u shembur nga IKMT

VLORË- Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në zonën e Skelës mëngjesin e ditës së sotme për të shembur një ndërtesë dy katëshe ku jetonin 7 familje. Disa prej tyre janë shpronësuar dhe kanë pranuar vlerën e dhënë, por Tatiana Hoxhaj e cila jeton bashkë me vajzën e saj, nuk ka pranuar të dalë nga banesa.

Ajo nuk ka pranuar vlerën e dhënë për shpronësim dhe ka hipur në tarracën e ndërtesës dy katëshe prej ku shprehet se do të kundërshtojë me çdo kusht shembjen.

Për të bërë të mundur vijimin e aksionit të IKMT, ka ndërhyrë policia që ka shoqëruar me forcë Tatiana Hoxhën dhe vajzën e saj.

Hoxhaj shprehet se banesën e ka blerë para 30 vitesh dhe i zotëron të gjitha dokumentet e rregullta me vendim gjyqësor.

Aksioni i IKMT-së për shembjen e ndërtesës mësohet se po bëhet për të hapur një rrugë lidhëse me Lungomaren e Vlorës.

 

Letër njoftimi për prishjen e banesës

 

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin) Vendimi ne fletoren zyrtare

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:55
VIDEO/ Hipi në tarracë me të ëmën për të kundërshtuar shembjen e ndërtesës, e reja në Vlorë shoqërohet me forcë nga policia

 

E reja e cila së bashku me të ëmën Tatiana Hoxhaj hipi mbi tarracën e ndërtesës dy katëshe të planifikuar për t’u shembur nga IKMT, është shoqëruar me forcë nga efektivët e policisë.

Mësohet se në komisariat është shoqëruar edhe Tatiana Hoxhaj për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes. Ndërsa pas ndërhyrjes së policisë, IKMT do të vijojnë punën për shembjen e ndërtesës së planifikuar për të lidhur rrugën me Lungomaren.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shezo: 03/06/2023 07:54

    Deri sa ka dokumentat nuk ka te drejt tia shembi as ne nje shtet nuk ndodh kjo gje me forc dhe per kete gje do denuar me forc kjo dhune pse tia shembin o njerz esht gjynah nga zoti ti japin sa ben hyrja dhe toka jo Ta shembin me forc ku jemi ne avganistan ku jetojm ne 2023 Shin o njerz gjynah pse tia shembin

    Përgjigju
  • Anisa: 02/06/2023 09:38

    Apsolutisht e pa mjaftueshme dhenja e lekve nga shteti as per ganzonjere. Shtepia esht si eshte aty ka vler. Zonjes kan jetuar prej 30 vjetesh me dokumentacion te rregullt dhe me te drejta te plota si ne cdo vend tjeter te Botes i takon haku i saj. Ajo prishje nuk behet per rrug por per aferra koruptive sepse esht dhen leje per ndertesa te tjera. Haku i tjetrit te ze gjithmon.

    Përgjigju
    • Emil: 02/06/2023 11:37

      Ky eshte shteti qe jep leje ndertimi neper sheshet publike, edhe nxjer banoret nga shtpite e tyre. Cdo njeri ka te drejte ta shesi pronen e tij aq sa ai ka deshire. Nese pronen ta vlereson bleresi eshte njesoj sikur ta rremben

  • Iris: 02/06/2023 02:02

    Nuk e di nese shuma e dhene per demshperblim eshte e mjaftueshme per te blere nje apt.apo shtepi te re ne Vlore,sepse kudo cmimet e pronave te patundeshme jane ne stratosfere,por ajo shtepi prej te ciles nuk donin te largoheshin,eshte vertete ne gjendje te mjerueshme,e vjeteruar,e degraduar,me myk e lageshtire,duket si ciban i shemtuar mes atyre ndertimeve moderne aty,nuk eshte as edhe ndonje vile historike nga ato te paraluftes te borgjezise te asaj kohe, qe te vjen keq t'i prishesh,ose s'duhen prishur fare per bukurine e unikalitetin e tyre,por per nje shtepi e tille nuk ja vlen gjithe ky /ruckus/??!!

    Përgjigju
  • Dori: 02/06/2023 00:46

    Moj Adela shum me beri pershtypje Komenti jot me ate negativitet dhe injoranc.Ku e di ti hallin e tjetrit te flasesh kot.

    Përgjigju
  • Dori: 02/06/2023 00:39

    Kush i ha hakun dikujt me padrejtsi e ka gjithmon pas qafe.E drejta trimfon. Adela paske shum helm moj vajz nga te buron?Mos e ke votuar gje vet? Para se te flasesh per boten kur se ke iden me mir mos fol fare shiko veteveten.Si dihet asnjeher cndodh neser.

    Përgjigju
  • Qeverria e bandave: 01/06/2023 10:55

    Te arrestohet edi rama ....

    Përgjigju
    • Deni: 02/06/2023 00:34

      Pse me kaq helm ti moj Adela

    • Denis Vlore: 02/06/2023 00:32

      Pse kaq e sigurt ti Adela apo ke votuar vet per te?? Me mir shiko punent e tua e mos bej sikur ke ardh nga Parisi , paske shum helm brenda vetvetes shplaje barkun.E drejta triumfon gjithmon dhe mos harro nje dit gjithsecilit i vjen radhe ne nje gje apo tjetren.Para se te paragjykosh hap syt e studjo e dashur . Ai qe u ben keq njerzve te sinqert pas qafe e ka.

    • Denis: 01/06/2023 23:10

      Ti Adela mund te jesh çerja e par qe mund ta kesh votuar.Kur sdi gje me mir shiko punen tende. Burg pa afat per horrat dhe hajdutat.Nje dit do ti vi fundi secilit.

    • adela: 01/06/2023 12:17

      JO? e votuan, mbajeni. nuk e kane shembur dhe me njerez brenda duke ngrene buke? ta mbajne 4 vite ta gezojne e ti thojne faleminderit. aty ishalla ijapin nje 5mil lek te vjetra boll e kan pa shpi te rrine

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tajvani detekton avionë luftarakë të Kinës

Tajvani detekton avionë luftarakë të Kinës