Regjistrimi i kandidatëve për deputetë, Celibashi thirrje partive: Të zgjidhen figura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore

Regjistrimi i kandidatëve për deputetë, Celibashi thirrje partive: Të zgjidhen figura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u bën thirrje partive politike që të zgjedhin kandidatura me integritet për zgjedhjet në 25 prill.

Teksa na ndajnë pak ditë nga afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ, përmes një postimi në rrjete sociale, Celibashi thotë se figurat që do zgjidhen duhet të plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve.

"Mbeten dhe pak ditë nga data 8 Mars, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark. Inkurajoj partitë politike të zgjedhin kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve" - shkruan Celibashi.

Më herët ka pasur thirrje dhe nga ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim drejtuar partive politike për t'u përfaqësuar me figura të pastra dhe me integritet.

Vetëm pak ditë më parë, 24 shkurt përfundoi dhe afati i regjistrimit të koalicioneve të partive politike. Partia Demokratike ka konkretizuar koalicionin me 12 partitë aleatë pas një kohe të gjatë bisedimesh e deri në arritjen e një marrëveshje.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë