Shënohet viktima më e re nga COVID, humb jetën 5-vjeçari nga Saranda! Sot 560 raste të reja dhe 8 viktima! Vijnë 117 mijë doza Pfizer

Infektivi

TIRANË- Koronavirusi ka shënuar viktimën më të re që prej nisjes së pandemisë në vendin tonë. Një 5-vjeçar nuk e fitoi dot betejën me COVID-19, i cili vuante nga bronkopneumonia. Ndërkohë, si rezultat i 3.559 testimeve, 650 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në 24 orë. Bashkë me 5-vjeçarin janë shënuar 8 viktima.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto Bashki:

252 në Tiranë, 36 në Elbasan, 35 në Fier, 27 në Shkodër, 29 në Sarandë, 21 në Durrës, Kamëz, 19 në Vlorë, Gjirokastër, 17 në Lushnjë, 13 në Lezhë, Patos, 12 në Memaliaj, 11 në Krujë, Mallakastër, 10 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Tepelenë, Pogradec, Gramsh, 6 në Kurbin, 5 në Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, 4 në Kuçovë, 3 në Has, Maliq, Poliçan, 2 në Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Dimal, Librazhd, 1 në Pukë, Fushë Arrëz, Shijak, Dibër, Divjak, Konispol, Këlcyrë, Devoll, Berat, Belsh, Peqin.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 7.258 pacientë aktivë, ku 158 prej tyre po marrin trajtim mjekësor në spitalet COVID, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orë janë shëruar 482 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 172.464 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (26 Tetor 2021) 

Raste të reja ditore          650
Të shëruar në 24 orë       482
Të shtruar në spitale       158
Humbje jete në 24 orë    8
Testime ditore                 3,559

Testime totale              1,289,520
Raste pozitive                182,610
Raste të shëruara            172,464
Raste Aktive                     7,258
Humbje jete                      2,888

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            3703
Fier                 867
Durrës            720
Shkodër         465
Elbasan          305
Gjirokastër     226
Korçë              191
Lezhë             191
Vlorë               204
Berat              174
Kukës             142
Dibër               70

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:42
Mbërrijnë në vend 117 mijë doza të vaksinës ‘Pfizer’

Në vendin tonë kanë mbërritur 117 mijë doza ta vakisnës ‘Pfizer’, të cilat janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Kështu bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila njofton se deri tani në vend kanë mbërritur 2,496,960 vaksina anti COVID-19.

‘Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.’- njofton ministria.

 

Ora 11:04
Shënohet viktima më e re nga COVID-19 në vend, humb jetën fëmija 5 vjeç në Sarandë! Vuante nga bronkopneumonia

COVID-19 ka shënuar ditën e sotme viktimën më të re në vend që nga nisja e pandemisë. Ditën e sotme ka humbur jetën një fëmijë 5 vjeç, nga Saranda, i cili është edhe fëmija e parë në vend që humb jetën nga  koronavirusi.

5-vjeçari vuante nga bronkopneumonia që dobën mushkritë. Ai ishte i infektuar prej ditësh dhe fillimisht ishte shtruar në spitalin e Sarandës, por me përkeqësimin e gjendjes së tij, më 18 tetor është dërguar drejt Spitalit të Pediatrisë në Tiranë, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojë virusit vdekjeprurëse.

Pak ditë më parë Komiteti i Ekspertëve ka pranuar propozimet e Komitetit të Imunizimit, duke vendosur lejimin e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës për personat mbi 60-vjeç. Kjo dozë do të injektohet jo më herët se 6 muaj pas dozës së dytë dhe do të fillojë të aplikohet nga data 1 nëntor. Po ashtu Komiteti Teknik i Ekspertëve komunikoi vendimin për të lejuar edhe vaksinimin e fëmijëve mbi 16-vjeç, me konsensusin e prindërve dhe atyre 12-15 vjeç që vuajnë nga sëmundje dhe imuniteti i dobët, por me rekomandimin e mjekut.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ndalohen filmat shqiptarë të prodhuar gjatë periudhës komuniste?



×

Lajmi i fundit

John

Ekskluzive/ Bëri burg për gjobëvënie, ish bodigardi i Berishës dhe Shkëlzenit bëhet avokat, tentoi të blinte gjakun e Hekuran Dedës pas 21 Janarit