Rehabilitimi i zonës përreth Mozaikut, arkeologu: Punime diletante, projekti duhej miratuar nga Këshilli i Trashëgimisë

Rehabilitimi i hapësirave publike pranë Mozaikut të Tiranës nuk është mirëpritur nga specialistët e trashëgimisë kulturore. Arkeologu Neritan Ceka gjatë një vëzhgimi në terren, punimet e realizuara deri tani i cilëson diletante, derisa projekti i rehabilitimit nuk është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore pranë Ministrisë së Kulturës.

“Jemi pranë një Monumenti Kulture të kategorisë së parë, i vetmi i karakterit arkeologjik në qytetin e Tiranës. Është një vilë e shekujve tre-katër e erës sonë që zhvillohet në formën e një bazilike paleokristiane. Në raste të tilla projekti kalohet te Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në Ministri të Kulturës dhe vendoset një arkeolog që të ndjekë punimet që bëhet nga firma. Por gjë që duket s’ka ndodh se punimi është bërë me skrap dhe është fut në shtresën kulturore që dallohet qartë midis pjesës së tabanit, që është algjiror, tipik balta e kuqe e Tiranës dhe pastaj depozitime që mbajnë tjegulla, të shek. të gjashtë të erës sonë”, shpjegon arkeologu Neritan Ceka, i cili i cilëson këto ndërhyrje diletante, prej së cilave karakterizohet Ministria jonë e Kulturës.

“Kur s’ka përfunduar gërmimi, kjo ndërhyrje tregon diletantizmin që karakterizon Ministrinë tonë të Kulturës. E gjithë kjo bëhet në kuadër të rrumpallës që karakterizon monumentet kulturës në Shqipëri. Të paktën për pasion personal këtu duhet që të vinin arkeologët që punojnë në Mozaikun e Tiranës, sepse e kanë kaq afër. Duhet të ishte gërmuar, pastaj të kishte vendosje të tilla betoni. Pa gërmuar territorin, s’duhet të bëhen punime. Kemi këtë gjendje ku nuk respektohet monumentet”, thotë Ceka.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Tiranë, Olsi Plasa, thekson se në projektin fillestar nuk ishte parashikuar asnjë gropë për të bërë shatërvanë, prandaj punimet janë ndërprerë dhe se janë ende në pritje të vendimit të këshillit kombëtar të trashëgimisë për të vijuar më tej ose jo

A preket Mozaiku nga rehabilitimi i zonës?

Olsi Plasa: Unë se di sa preket mozaiku, se punimet janë jashtë tij. Por për momentin kemi ndërprerë punimet, derisa të merret një vendim në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë.
A duhet të bëheshin sondazhet përkatese para se të niste ky rehabilitim?

Olsi Plasa: Duhet të ishin bërë edhe më herët, por edhe mund të mos ishin bërë, se projekti nuk ka parashikuar shatërvan apo gropë. Sa kam unë info se më shumë se kaq s’kam, di sa të them se projekti ka ndryshuar krahasuar me atë që kam parë, fillestarin.

Po punimet a duhet të ndiqeshin nga një arkeolog?

Olsi Plasa: Mesa di unë, po i kanë ndjekur.

“Drejtoria Rajonale e Kulturës s’duhet të kishte lejuar hapjen e gropës. Kanë shkelë ligjin, nuk kanë monitoruar punimet. Kjo do të mbulohet tani, nuk e di përse është ajo gropë. Këtu ajo nuk duhet të ishte bërë. Është jashtë logjikës së një mini parku arkeologjik”, shprehet Ceka.

Ndërsa, Ceka flet për potencialin arkeologjik të zonës dhe apelin që ka bërë para disa vitesh së bashku me arkeologun Skënder Muçaj për të bërë gërmime në zonën përreth Mozaikut, Plasa thotë se nga punimet e bëra deri tani s’ka asnjë gjetje

 “Edhe i gjithë sistemimi duhet të ishte bërë në bazë të gërmimit të këtij objekti, Bashke me arkeologun Skënder Muçën kemi propozuar gërmime”, thotë Ceka.

A ka pas gjetje nga punimet që janë bërë deri tani ?

Olsi Plasa: Deri tani s’ka pas shtresë, ka vetëm një të vogël, por s’ka asnjë lloj gjetje. Punimet firma ka dy javë që i ka ndalë, s’kanë punuar gjithandej. Dy javë para kemi çuar letër në bashki për to.

Rehabilitimin e zonës përreth Mozaikut, si e vlerësoni?

Olsi Plasa: E shikoj shumë pozitivisht, sepse i jep vlerë Mozaikut. Këtu deri tani ka qenë vend parkimi dhe jo vend kulture.

Punimet do të kryhen nga LTE construsion shpk. Zgjatin 5 muaj dhe kushton 28.657.466 lekë me Tvsh. Mozaiku i Tiranës është monument i vetëm arkeologjik në kryeqytet i zbuluar në vitin 1972.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri