'Reja ma la mua taktikën', Rama i jep këshillat lojtarëve: Këtu duhet të jepni jetën, s'ka rëndësi rezultati

Edi Rama dhe lojtarët e Shqipërisë

Për disa çaste kryeministri Rama ka mbledhur në fushën e ''Air Albania Stadium'' lojtarët e Shqipërisë. Me doza humori kryeministri ka lënë për disa çaste detyrën e tij, për të bërë atë të trajnerit të kombëtares shqiptare. Ai ka këshilluar lojtarët se çfarë duhet të bëjnë ndonëse edhe Rama e ka një ankth të madh, minutat shtesë. 

"Këtu në këtë fushë nuk ka rëndësi rezultati, s’ka rëndësi kush fiton. Këtu duhet të jepni jetën. Njerëzit duhet të mësohen se do të shohin lojtarë që japin jetën. Rëndësi ka që të jeni 90 minuta zjarr. Dhe sidomos ato minutat shtesë, aman. Se aty është tmerri. Kur vjen ajo shtesa kur do bëhet goli, i të tjerëve kuptohet."- thotë Rama.


Lajmi kryesor:

Një ditë para inaugurimit të ''Air Albania Stadium'', Rama viziton kombëtaren: S'ka rëndësi rezultati, duhet të jepni jetën


a.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e besoni premtimin e kryeministrit se dëmet në banesa nga tërmeti do të rikuperohen deri në qershor 2021?