Reja: Me Turqinë humbëm për një marrëzi, çuditem si Italia nuk e mori Kumbullën

Reja: Me Turqinë humbëm për një marrëzi, çuditem si Italia nuk e mori Kumbullën

Trajneri i Kombëtares Edy Reja shpreson që Turqia të dënohet nga UEFA dhe t’I hapet rrugë Shqipërisë për t’u kualifikuar në Europian. Në një intervistë për ‘radio sportiva’ në Itali, 74-vjeçari ka folur pas dy ndeshjeve të tetorit ku Shqipëria mori një humbje me Turqinë dhe një fitore ndaj Moldavisë.

“Pas ndeshjes kundër Turqisë pamë që u rreshtuan dhe bënë një përshëndetje ushtarake. Ishim të befasuar. Janë gjeste që duhet të censurohen. Pavarësisht gjithçkaje, ata e bënë diçka të tillë edhe kundër Francës. Shpresoj që UEFA të marrë masa kundër Turqisë, që ndoshta do të na kthente ne në rrugën e kualifikimit. Përveç atyre shpresave egoiste që mund të kemi ne, mendoj se do ta kalojnë me një gjobë.”

Numri 1 i pankinës së Shqipërisë më tej foli edhe për ndeshjen ndaj turqëve, duke deklaruar:

“Shkoi keq për në Turqi, sepse në minutën e 90-të humbëm ndeshjen për shkak të një marrëzie. Por, kemi treguar se jemi një ekip që mund të ndeshemi me këdo. Jemi një kombëtare në rritje, por kemi edhe disa limite. Grupi funksionon dhe kemi edhe besimin e tifozëve shqiptarë.”

Trajneri u ndal edhe te risitë në kombëtare, që në grumbullimin e fundit ishin disa futbollistë:

“Duhet të ndryshoja shumë, duke afruar shumë të rinj. Kam aktivizuar edhe Kumbullën e Veronës. Në të ardhmen mund të bëhet një ekip i mirë, edhe pse fatkeqësisht na iku mundësia për t’u kualifikuar në Europian. Kumbulla ka zgjedhur Shqipërinë, pasi është i lidhur me vendin e tij. Ka luajtur me të gjitha moshat e Shqipërisë dhe prindërit ishin për ta parë. Çuditem si Italia nuk ia kishte hedhur sytë. Ata edhe ndoshta e kanë kërkuar, por tashmë ai ka zgjedhur.”

Në fund Reja tregoi se ëhstë në mëdyshje për portën mes Strakoshës dhe Berishës, por tha se në fundtë eliminatoreve do të bëj vlerësimet e duhura.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 18/10/2019 21:58

    Kesaj i thone sikur te kishte halla....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale