Reja para miqësores me Estoninë: Jemi ende në këmbë! Në dy ndeshjet e para duhet të reagonim, nuk e bëmë

Kombëtarja do të luajë ndeshjen e fundit për këtë miqësore, ku do të presë në  sfidë Estoninë në stadiumin “Air Albania”. Në konferencën përpara ndeshjes, trajneri i Kombëtares, Edi Reja, shpjegoi se çfarë nuk shkoi në dy sfidat e para përballë Islandës dhe Izraelit dhe se si do të luajnë kuqezinjtë përballë Estonisë.

‘Ne duhet të reagonim dhe nuk e bëmë. Nuk duhet ta kishim ulur ritmin sepse nuk kishte mbaruar ndeshja. Jemi ende në këmbë, nuk kemi vdekur akoma. Të gjitha shanset janë aty. Ne duhet të besojmë dhe këtë qasje duhet të kemi në çdo ndeshje.’- tha Reja.

Por, a parashikon Edi Reja ndryshime në formacion në sfidën kundër Estonisë?

‘Sigurisht ndaj Estonisë më intereson paraqitja. Dua të shikoj një ndeshje të bukur. Mund të kemi ndryshime në formacion, por kemi pasur disa probleme shëndetësore. Kemi disa lojtarë të rinj. Mund të shikojmë Çokajn, Vrionin por edhe Bajramin. Veseli dhe Lenjanin kanë pasur dhimbje gryke. Jemi duke shqyrtuar situatën, Hysajn mund ta lija pushim. Tre ndeshje janë shumë por ai është mësuar të bëjë të tilla sakrificash.’- u shpreh Reja.

Siç bënë me dije FSHF, 11 lojtarë janë larguar nga grumbullimi me Kombëtaren dhe ata janë Etrit Berisha, Nedim Bajrami, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Bekim Balaj, Marash Kumbulla, Klaus Gjasula, Berat Gjimshiti, Sokol Cikalleshi, Kastriot Dermaku dhe Ardian Ismajli. Gjithashtu kuqezinjve i janë bashkuar edhe pesë lojtarë të tjerë, që janë Arbnor Muçolli, Jon Mersinaj, Enis Çokaj, Simon Simoni dhe Kevin Haveri.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi