Rekord importi i ilaçeve, në muajin mars arriti 28.3mln euro! Ndikim edhe dozat e vaksinave të marra për të luftuar virusin

Për herë të parë që prej nisjes së pandemisë tregtia e mallrave ka njohur një rikuperim të ndjeshëm në tremujorin e parë të këtij viti në raport me një vit më parë. Në total në tre muajit e parë të vitit vendi ka eksportuar 652.6 milionë euro mallra me një rritje prej 117 milionë eurosh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Po ashtu edhe importet janë rritur ndjeshëm, pasi nga janari-mars janë blerë nga jashtë mallra me vlerë 1.3 miliardë euro, duke u rritur me 196.1 milionë euro nga viti i pandemisë.

Por teksa duket se tregtia ka nisur rimëkëmbjen me ritme të shpejta, të dhënat tregojnë se ka rekord në importin e produkteve farmaceutike. Sipas të dhënave të INSTAT për herë të parë që nga viti 2005 vendi ka importuar nga jashtë medikamente mjekësore me vlerë 28,3 milionë euro me një rritje të lartë prej 11.1 milionë eurosh krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

Ndërkohë po ti krahasojmë të dhënat me marsin e vitit 2019, kur nuk flitej për virusin COVID-19, rritja është edhe më e lartë me rreth 80% pasi në atë periudhë janë importuar 15,6 milionë euro.

Shkak për këtë rekord është padyshim pandemia COVID-19, dhe nevoja për ilaçe. Që prej nisjes së pandemisë produktet e para që u përdorën ishin dezinfektantët, maska, doreza, vitamina të ndryshme (më shumë vitaminë C), antibiotikë, kortizonikë si dhe qetësues të tilla si paracetamol apo bufen.

Ndërkohë tashmë ndikim në këtë rritje të lartë kanë dhënë dozat e vaksinave, të cilat janë pjesë e produkteve farmaceutike pavarësisht se nuk taksohen. Sipas Ministres së Shëndetësisë deri tani në vend janë administruar 700 mijë doza vaksinash anti-COVID-19.

 

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit