Rekord nga Verstappen, kampioni i Formula 1 pole-position edhe në Australi

Rekord nga Verstappen, kampioni i Formula 1 pole-position edhe në Australi

Nga provat e sotme në Australi

AUSTRALI - Dy fitore dhe tre pole-position në tre garat e para të sezonit. Këto janë shifrat e Max Verstappen që ka edhe një garë për të vendosur rekordin tre nga tre, me ekspertët që ia kanë dorëzuar titullin edhe për këtë sezon kampionit në fuqi të botës, paçka se Botërori i F1 sapo ka nisur.

Max Verstappen do të niset i pari në Melburn me Red Bullin e tij, pasi ka arritur të sigurojë pole position në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1. Piloti holandez, i cili mbylli seancën kualifikuese me një kohë rekord (1 minutë 15 sekonda e 91 të qindtat), do të startojë nga vendi i parë në pistën në 'Albert Park' të Melburnit përpara Ferrarit të Carlos Sainz, me rreshtin e dytë të kryesuar nga Red Bull tjetër i Sergio Perez, që ndiqet nga McLaren e Lando Norris.

Perez u rendit i treti, por i penalizuar për kalim të gabuar do të fillojë i 6-ti. Leclerc rimerr një pozicion dhe do të nisë nga vendi i 4-të. Gara e Australisë do zhvillohet nesër (e dielë) në orën 05:00 të mëngjesit me atë shqiptare.

Nisja e garës së nesërme:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Konventa e PL-së, zbardhet agjenda, ndryshimet në statut dhe vota për Presidentin dhe zv.presidentin

Konventa e PL-së, zbardhet agjenda, ndryshimet në statut dhe vota për Presidentin dhe zv.presidentin