Rekord vaksinimimesh anti-COVID në Gjermani dhe Spanjë, ekspertët paralajmërojnë përfundim të stoqeve në 10 ditë

Të akuzuara për një fushatë tejet të ngadaltë të vaksinimit në disa vende evropiane, ditët e fundit ka përjetuar një rritje të theksuar. Rekordi është për Gjermaninë që këtë javë ka trefishuar dozat e administruara çdo ditë, duke tejkaluar 700 mijë doza çdo ditë, pasi në administrimin e dozave janë përfshirë edhe mjekë të përgjithshëm.

Franca ka tejkaluar tavanin e 500 mijë dozave në një ditë. Lajmin e dha Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran në Twitter me anë të një postimi ku theksoi  se vetëm të enjten u administruan 437,000 doza, një rritje prej 70,000 në 24 orë.

Spanja po ndryshon gjithashtu ingranazhin, nga 277,000 doza të martën, ajo ka arritur mbi 450,000 bdoza të premten. Për këtë përshpejtim, dhjetë spitale janë përdorur si qendra vaksinimi dhe që prej ditës së djeshme, mega salla e sporteve të kryeqytetit.

Por vaksinimi i shpejtë nuk është çelësi i vetëm i suksesit, pasi duhet posedimi po ashtu dozave të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e tyre, pasi një pjesë e madhe janë përballur me zvogëlim të disponueshmërisë.

"Italia ka marrë 15.3 milion, tanimë vetëm 3 milion janë të stokuara, Gjermania kishte rreth 5 milion më shumë, por është më e populluar dhe me këto ritme vaksinimi në 7-10 ditë ato do të mbarojnë" vëren Matteo Villa, studiues i 'Ispi.

Me ndërprerjet e furnizimit të AstraZeneca, shtyrjet e dorëzimit të vaksinave të Johnson & Johnson dhe dërgesat e pakta të Pfizer, përshpejtimi i vaksinimit duket si "një ushtrim i mirë demonstrues që përplaset me tavanin e disponueshmërisë ".

Kjo nuk do të thotë që të gjithë janë në të njëjtin nivel. Ka vende që kanë punuar më mirë në lidhje me moshën dhe kanë arritur të sigurojnë fillimisht grupet më të rrezikuara të popullsisë, Franca dhe Italia për shembull kanë vaksinuar rreth dy të tretat e moshës mbi tetëdhjetë vjeç.

Shumë shtete evropiane, për përballuar mungesat po i drejtojnë çdo ditë e më shumë sytë drejt lindjes.  Gjermania ka deklaruar se do të fillojnë diskutimet për vaksinën ruse Sputnik V, në pritje të dritës jeshile nga EMA. Ndërkohë që ditën e djeshme Komisioni Evropian bëri të ditur është i gatshëm të blejë edhe 1.8 miliardë doza të një vaksine të vetme, të prodhuara në Evropë, për t'u shpërndarë nga viti i ardhshëm.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pirro Dhima kërkon vota në emër të ‘Vorio Epirit’ dhe si ‘Pirro i të gjithë grekëve’ me pamje nga Shqipëria

Pirro Dhima kërkon vota në emër të ‘Vorio Epirit’ dhe si ‘Pirro i të gjithë grekëve’ me pamje nga Shqipëria