Rekord viktimash nga Covid në Suedi! Ja çfarë pranoi epidemiologu fajtor

Rekord viktimash nga Covid në Suedi! Ja çfarë pranoi epidemiologu fajtor

Mesa duket është pak të thuhet se Suedia gaboi teksa të dhënat për viktimat janë dramatike, 43 vdekje për 100 mijë banorë.

Faji për shkallën e lartë të vdekshmërisë të prodhuar nga COVID-19 i atribuohet mungesës së masave të kufizimit dhe bllokimit.

Walter Ricciardi, epidemiolog dhe këshilltar i Ministrit italian të Shëndetësisë, duke folur për rastin u shpreh se "Ne thamë se Suedia do ta paguante shtrenjtë mosmarrjen e masave. Tani shohim që niveli i vdekshmërisë në Itali në javën e fundit ka qenë gjysma në krahasim me vdekshmërinë në Suedi. Pse? Sepse VIRUSI është i njëjtë, nëse nuk bëhet bllokimi dhe mbahet distanca fizike, siç po ndodh sot nga shumë persona të papërgjegjshëm që qarkullojnë pa maska, që konsumojnë baret dhe restorantet totalisht të shpenguar, vdekshmëria rritet.

Ndërkohë, epidemiologu që koordinon luftën kundër koronavirusit në Suedi, Anders Tegnell, ka pranuar fajin e tij për situatën e krijuar dhe tha se vendi duhet të kishte marrë masa më kufizuese për të ulur shkallën e vdekshmërisë, aktualisht ndër më të mëdhatë në botë në terma përqindjeje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria