Rekrutonin vajza shqiptare për prostitucion/ Goditet banda në Greqi, ja si i takonin klientët

Rekrutonin vajza shqiptare për prostitucion/ Goditet banda në Greqi, ja si i takonin klientët

Policia greke ka njoftuar shkatërrimin e një rrjeti të dyshuar prostitucioni që rekrutonte vajza të reja. Mes tyre ka pasur edhe vajza shqiptare që punonin se eskorta në Athinë. Kreu i bandës me origjinë greke është arrestuar si dhe 13 të dyshuar të tjerë të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme.

Gjatë operacionit u ndaluan 45 vajza, nga të cilat vetëm 15 ishin greke, ndërsa 30 prej tyre janë me kombësi shqiptare, ruse dhe rumune. Grupi vepronte duke punësuar të reja të moshës 20-vjeçare për t'u bërë shoqëri klientëve në lokalet e natës ose shtëpi të ndryshme private në kryeqytetin grek.

Banda vepronte prej të paktën tre muajsh përgjatë zonës historike të Atikës dhe caktonte 30 pikëtakime çdo ditë. Takimet me klientët kryheshin përmes internetit dhe shërbimi i vajzave kushtonte 130 euro, shumë kjo e ndarë më së shumti mes pjesëtarëve të rrjetit kriminal. Hetimet përfunduan me konfiskimin e 4,390 eurove, të shtatë makinave personale dhe të disa informacioneve të regjistruara rreth takimeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 19/03/2019 17:22

    Dërrmojini baj gat të shpëtojnë gjith vajzat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk është budalla, është shejtan!

Nuk është budalla, është shejtan!