Renato Mekolli largohet nga 'Hell’s Kitchen'...kush do ta zëvendësojë?

Renato Mekolli largohet nga 'Hell’s Kitchen'...kush do ta zëvendësojë?

Alsi Sinanaj

Renato Mekolli është larguar nga Hell’s Kitchen Albania 2 dhe akoma nuk dihen arsyet.

Përballë konkurrentëve këtë javë do të shfaqet një shef i ri.

Produksioni, i informuar më parë për kërkesën e vetë shef Renatos për t’u tërhequr nga kuzhina, ka marrë masat e menjëhershme për ta zëvendësuar atë me një tjetër shef të njohur.

Ai është Alsi Sinanaj, i cili ka pranuar ftesën e Top Channel dhe ka ardhur enkas nga Athina, ku jeton e punon prej vitesh, për t’u bërë shefi i ri në kuzhinën e djallit.

Më herët në media  qarkulloi lajmi për Alsin se ishte miqësuar shumë me futbollistin Cristiano Ronaldon, gjatë sezonit veror ku edhe po kalonte pushimet në ishullin e mrekullueshëm grek të Mikonos.

Kuzhinieri shqiptar punonte në hotelin ku Ronaldo ishte akomoduar dhe ky ishte shkaku që të dy u njohën.

Alsi i kishte folur për ushqimet tradicionale shqiptare.

“Kur i përmenda trahananë, më tha se edhe portugezët e përdornin këtë ushqim. Ia gatova një mëngjes, por nuk e njohu.

Ishte shumë më ndryshe dhe më kërkoi të mësonte sesi prodhohej. Më shumë përshtypje i bënte çaji i malit që unë e kisha marrë në fshatin tim. E sqarova se cilësia e kësaj bime varet nga mali ku rritet. Atë që më kishte ngelur në dhomën time ia dhashë me vete”, ka treguar Alsi Sinanaj për yllin e Realit të Madridit.

Kujtojmë se për herë të fundit shef Renato u shfaq krah konkurrentëve në fshatin Bubq, vetëm një javë më parë, për t’ju përgatitur familjeve të dëmtura nga tërmeti ushqim të ngrohtë.

Alsi Sinanaj dhe Ronaldo

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fans: 08/12/2019 21:09

    Pa shef renaton nuk ekziston hell's kitchen

    Përgjigju
  • Paragjykuesi: 06/12/2019 16:45

    Renato katunari.Kuzhinieri medioker..,po dhe ky tjetri nuk me duket ne sh se nje Lavapjates..apo ndihmes Mengjesi qe skuq omelete e veze..

    Përgjigju
    • XXX: 08/12/2019 10:47

      Dava zhulsa emigrant greqie jane te dy. Copa fshataresh.

    • Klea: 07/12/2019 15:18

      I mire eshte shef Renato dhe shefi I ri

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS