Rëndohet bilanci/ 4 humbje jete dhe 120 raste të reja me COVID! Vetëm 9 të shëruar, përkeqësohet gjendja e mjekut reanimator

TIRANË- Kjo e shtunë ka shënuar sërish një numër të lartë të rasteve të reja me koronavirus, më konkretisht 120, teksa fatkeqësisht kanë humbur betejën me këtë sëmundje 4 persona.

Ministria e Shëndetësisë bën me dite në buletinin e saj ditor se kanë humbur jetën një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri në dy spitalet COVID në vend, ai të Infektivi dhe Sanatoriumi. Gjendja paraqitet shqetësuese kjo edhe për faktin se gjatë ditës së sotme është regjistruar një numër shumë i ulët i personave të shëruar. Ditën e sotme janë shëruar vetëm 6 persona, (dje 69), teksa në spitale situata vijon të jetë e rënduar.  Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

120 rastet e reja të konfirmuara pozitiv ditën e sotme si rezultat i 590 testeve e çojnë në total numrin e të prekurve në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në 5396, e ndërsa viktima 161. Tirana mban vendin e parë të qarqeve më të prekura, për t'u ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra.

"Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja ditën e sotme është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas", njofton Ministria.

Ministria e Shëndetësisë përsërit apelin për respektimin e masave. 

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes dhe të zbatojmë me rigorozitet masat e vendosura, sepse virusi është ende mes nesh.  Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19", përfundon ministria. 

COVID-19 – Statistika (1 Gusht 2020)
Testime totale 41709
Raste pozitive 5396
Raste të shëruara 2961
Raste Aktive 2274
Humbje jete  161 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 21, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1251
Durrës 277
Shkodër 211
Vlorë 95
Fier 85
Lezhë 84
Korçë 68
Kukës 66
Elbasan 55
Gjirokastër 31
Berat 27
Dibër 24

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
U konfirmua pozitiv 5 ditë më parë, përkeqësohet gjendja e mjekut reanimator! Shtrohet se COVID/2

 Alban Hatibi 

Rëndohet bilanci i mjekëve të prekur me COVID-19. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mjeku Alban Hatibi është konfirmuar pozitiv 5 ditë më parë, por gjendja e tij është përkeqësuar e për pasojë është shtruar te spitali COVID 2. Referuar të njëjtave burime, mjeku reanimator është në gjendje jo të rëndë, ku po trajtohet me oksigjen.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alidemsi vjeter: 02/08/2020 08:27

    Shko or goce krifi floket se le nom,sikur ke gjithe noten per lajmin..

    Përgjigju
  • Genti: 01/08/2020 19:09

    Vari lesht, u izoluam si ne kohen e komunizmit nga Europa. Kjo situate duhet ti alertoje ministrine e shendetesise

    Përgjigju
    • Gim: 02/08/2020 01:42

      Te “alertoje” syte e tu, meso shqip gomar!

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vjedhje në Partinë e Lirisë? Meta denoncim në prokurori zhdukjen e DVR-në, natën u zëvendësua me të re! Misteri dhe pikëpyetjet që fshihen pas

Vjedhje në Partinë e Lirisë? Meta denoncim në prokurori zhdukjen e DVR-në, natën u zëvendësua me të re! Misteri dhe pikëpyetjet që fshihen pas