Shkon në 9 numri i viktimave nga COVID-19, vdes 72-vjeçarja nga Vlora, vuante edhe nga hipertensioni

TIRANE-Rëndohet bilanci i pandemisë. Shënohet viktima e tretë në 24 orët e fundit dhe e nënta në total me koronavirus në Shqipëri. Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 72-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me COVID-19. 72-vjeçarja, sipas ministrisë së Shëndetësisë ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive.

Por, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante edhe nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Deri tani në Shqipëri janë 182 të infektuar, 4 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive në repartin e Infektivit në QSUT. Fatmirësisht 31 persona janë shëruar duke fituar luftën. Deri në këto momente janë testuar 1246 raste të dyshuara. Koronavirusi është shtrirë me shpejtësi në të gjithë Shqipërinë, ku përgjatë këtyre dy javëve janë prekur gjithsej 16 qytete, me Tiranën që mban kreun, ndjekur nga Fieri, Korça dhe Durrësi.

Viktimat me koronavirus në Shqipëri
11 mars 
ndërroi jetë një 73-vjeçare nga Durrësi
18 mars ndërroi jetë një 66-vjeçar nga Lushnja
22 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Kuçova
23 mars ndërroi jetë një 43-vjeçar nga Kavaja
24 mars ndërroi jetë një 49-vjeçar nga Tirana
25 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Tirana
26 mars ndërroi jetë një 85-vjeçare nga Tirana
27 mars ndërroi jetë një 66-vjeçar nga Fieri
27 mars (e premte në mbrëmje) ndërroi jetë një 72-vjeçare nga Vlora

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi flet në mbledhjen e PL-së, Meta shkrihet së qeshur

Kryemadhi flet në mbledhjen e PL-së, Meta shkrihet së qeshur