Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit Alimadhi, mjeku Kalo për Report TV: Nuk është në terapi intensive

Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit Adriatik Alimadhi, i infektuar me COVID-19, i cili po trajtohet me oksigjen.

Alimadhi, kreu i Ballit Kombëtar, ishte shtruar në Spitalin Infektiv më 27 mars, pasi pati probleme shëndetësore. Edhe pse prej ditës ndodhej i shtruar në spital, duket se gjendja e tij është rënduar duke shfaqur vështirësi në frymëmarrje dhe mjekët kanë parë të domosdoshme trajtimin e tij me oksigjen. E infektuar me koronavirus ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij, e cila ndodhet në qendje të qëndrueshme pa shfaqur probleme.

Në një lidhje me Skype për Report TV, mjeku Tritan Kalo u shpreh se gjendja e Adriatik Alimadhit nuk hyn në rastet më të rënda të infeksionit dhe nuk po trajtohet në terapi intensive.

"Për të ruajtur etikën mjekësore ne nuk përmendim emra të pacientëve apo të raportojmë për gjendjen e tyre, por mund të them se pacienti për të cilin ju më pyesni nuk hyn në grupin e personave që po trajtohen në terapi intensive dhe nuk ka shfaqur forma të rënda të infeksionit", tha Kalo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!