RENEA dhe FNSH sërish kontrolle në Vlorë, një i shoqëruar! Mbrëmë u arrestuan 6 anëtarë të një grupi kriminal
Pamje nga arrestimet e një nate më parë Vlorë
FNSH dhe RENEA kanë vijuar edhe këtë mbrëmje kontrollet në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës. Burime për gazetarin e Report Tv Armand Xhelili bëjnë me dije për një person të ndaluar nga policia.
Mësohet se për disa ditë qyteti bregdetar do të vijojë të jetë nën kontrollin e policisë dhe forcave RENEA.
Gjatë kontrolleve të zhvilluara mbrëmjen e kaluar u arrestuan 6 anëtarë të një grupi kriminal. Forcat e RENEA-s dhe FNSH-së ushtruan kontrolle në lokale dhe banesa të ndryshme. Personat e shoqëruar në zonën e buelvardit Vlorë-Skelë kanë qenë nën survejim prej kohësh, ndërsa gjatë operacionit kanë pasur përplasje me agjencët civilë që nisën aksionin në fjalë.
Një ndër të arrestuarit është Santiliano Basho, vëllai i të fortit të Selenicës i njohur e emrin Tesi. Në pranga ranë edhe Mariglen Aliaj, Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi dhe Kevin Metaj. Policia sqaroi se ka sekuestruar 2 pistoleta, fishekë, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë. Krahas forcave RENEA edhe efektivë të Vlorës në bashkëpunim me FNSH kanë kryer kontrolle të tjera si pjesë e megaoperacionit antidrogë ‘Tempulli’.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
55.7%
-
Kurti
38%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 1906
Lajme të tjera
-
500 raste në javë, rritet numri i virozave stinore në Vlorë! Mjeku Bashllari: Vaksinim anti-grip, shqetësim edhe Covid
4 Tetor, 15:18
-
Operacioni ‘Tempulli’/ Shisnin drogë në afërsi të shkollave, arrestohen 4 persona në Poliçan, Fier dhe Durrës
4 Tetor, 11:48
-
EMRAT/ Ndezën zjarr në tokat e tyre, por flakët dolën jashtë kontrollit! Vihen në pranga dy 'piromanët' në Himarë (VIDEO)
4 Tetor, 09:20
-
‘Tempulli’/ Shisnin kanabis pranë shkollave, 2 të arrestuar në Fier (VIDEO)
4 Tetor, 09:06
-
Ligjet/ Kanabisi futet në listën e barnave mjekësore! Opozita: Pse ‘Shëndetësia’ ka vakum ligjor për fenomenin e ‘Tullumbaces’? Pengoni policinë
3 Tetor, 11:23
-
Konispol, shiste ushqime të skaduara në dyqanin e shkollës, në pranga polici i bashkisë
3 Tetor, 10:56
-
VIDEO/ RENEA e Operacionalet 'mësyjnë' sërish Vlorën,14 të shoqëruar! Bllokohet dhe një makinë e blinduar e dy luksoze
2 Tetor, 21:58
-
Vlorë/ Mjeti tip 'Range Rover' godet makinën e policisë nga pas, plagoset efektivi dhe mekaniku
2 Tetor, 13:55
-
Në Vlorë, nuk regjistrohet asnjë student për degët Kimi, Matematikë, Fizikë e Gjuhë italianë
2 Tetor, 11:40
-
Operacioni ‘Tempulli’, arrestohet 43-vjeçari, shkon në 96 numri i të ndaluarve në Tiranë
2 Tetor, 09:23
-
'112' - Ekskluzive/ 'Tempulli', pamjet hap pas hapi të arrestimeve të shpërndaresve të drogës pranë shkollave
1 Tetor, 21:01
-
Makina del nga rruga në aksin rrugor Vlorë-Kuç, lëndohet pasagjerja
1 Tetor, 19:30