RENEA 'zbarkon' në terren për kontrolle, eksperti i kriminalistikës, Karamuça: Po vihet në krye të aksioneve në mënyrë të padrejtë! Policia nuk po beson në Drejtoritë Vendore

Prej dy ditësh forcat speciale RENEA po ushtrojnë kontrolle të befasishme në disa qytete të vendit pas ngjarjeve të fundit kriminale.

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuça thotë se është një rast i rrallë që forcat RENEA zbresin në terren, pasi ato janë të stërvitur për neutralizimin e personave me rrezikshmëri të lartë. Karamuça thotë se aksioni i policisë ishte i pritshëm pas ngjarjeve të rënda kriminale, por RENEA e ka funksion dytësor kontrollin e makinave apo ambienteve.

Për Karamuçën, policia nuk po u beson drejtorive Vendore, dhe po nxjerr në skenë këtë forcë autonome dhe që nuk negocion.

'Në fakt ishte e pritshme mbas gjithë atyre ngjarjeve që ndodhën në fund të muajit nga aktiviteti kriminal. Ishte i pritshëm ky aksion. Kjo do të aktivizonte më shumë forca dhe do të përqendronte më shumë efektivë të policisë. Është një rast i rrallë që forca RENEA të zbresin në terren pasi janë të stërvitur për neutralizimin e personave me rrezikshmëri të lartë, por taktika këtë herë është krehja e zonave me risk të lartë. Unë e vlerësoj policinë që reagoi në mënyrën e duhur. Edhe në raste të tjera të ngjashme, ku ka pasur një periudhë të nxehtë në aspektin kriminal, RENEA është vënë në krye të këtyre operacioneve, do të thoja në një mënyrë të padrejtë, pasi nuk del në terren pa në operacion special të mirorganizuar. E ka funksion dytësor dhe tretsor kontrollin e makinave apo ambienteve. Ka detyrë neutralizimin e elementëve shumë të rrezikshme kriminal. Policia nuk po beson në Drejtorive vendore të policisë. Po nxjerr në skenë një forcë autonome që varet nga drejtoria e Përgjithshme për ti vënë këto në funksion. RENEA njihet si forcë që nuk negocion dot është për të performuar një imazh ndryshe dhe për të krijuar një tjetër opinion në luftën kundër kriminalitetit.'- tha Karamuça.

Eksperti i kriminalistikës nënvizoi se nuk është momenti i duhur që të zbarkojë RENEA në terren edhe për shkak të sezonit turistik.

'Nuk janë të mira ndërhyrjet, pasi ndjek të tjera veprime taktike. Kjo gjë në zona të populluara, duhet të gjehej një formë më inteligjente, në formë më inteligjente. Nuk i shërbejnë këto edhe klimës që duam të emetojmë në lidhje me qetësinë dhe ardhjen e turistëve.'- tha Karamuça.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/06/2021 01:45

    C'pune ka eksperti i kriminalistikes me kush del,apo kush ka, ose nuk ka te drejte te dale e te beje operacione policore ?!Keto percaktohen nga ministrat,drejtoret dhe avokatet policore perkates.Keta te kriminalistikes jane baraz me laborantet e spitaleve qe analizojne shkaktaret e semundjeve.Eshte njelloj si te pyesesh nje laborant,se cili mjek,ose klinike duhet te beje operacionin.

    Përgjigju
  • Plako: 16/06/2021 15:53

    Bravo qunave te FNSHse jane te papare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!