Rënia e Murit të Berlinit, Ilir Meta: Të punojmë për të mos u kthyer kurrë 30 vjet më parë

Rënia e Murit të Berlinit, Ilir Meta: Të punojmë për të mos u kthyer kurrë 30 vjet më parë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me një postim në rrjetet sociale për 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Ai thotë se kjo ngjarje na kujton sot se duhet të ruajmë dhe të mbrojmë këto vlera për të mos u kthyer kurrë më në ato kohë!

"Rikthimi 30 vjet më parë, i lirisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në gjysmën e shtypur të Europës, na kujton sot se duhet të ruajmë dhe të mbrojmë këto vlera për të mos u kthyer kurrë më në ato kohë!" thotë Meta.

Ndërkohë që ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson se që nga rënia e Murit të Berlinit, shumë vende kanë fituar lirinë nëpërmjet kutive të votimit, nëpërmjet presionit politik nga qytetarët, apo si rezultat i zgjidhjes së konflikteve të brendshme ose rajonale.

Rënia e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, shënon një pikë kthese në Luftën e Ftohtë dhe një pikë referimi domethënëse në fitoren e lirisë ndaj tiranisë. Muri qëndroi si një simbol i zymtë i ndarjes së njerëzve që jetonin të lirë dhe atyre që jetonin nën diktaturë. Ne nderojmë frymën dhe këmbënguljen e atyre që luftuan për liri në Gjermaninë Lindore dhe në regjime të tjera shtypëse.

Që nga rënia e Murit të Berlinit, shumë vende kanë fituar lirinë nëpërmjet kutive të votimit, nëpërmjet presionit politik nga qytetarët, apo si rezultat i zgjidhjes së konflikteve të brendshme ose rajonale. Ne nderojmë lirinë e re në të cilën jeton sot pjesa më e madhe e botës”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kiki: 10/11/2019 16:56

    ORE E DINI QE SESHTE BUDALL KY JONI

    Përgjigju
  • Erion v: 10/11/2019 03:43

    Meta rri e fshihet pas murit te presidences,,ka frike si nje kurve se e fusin ne burg,,,kur kapet ne flagrance me nje klient....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Ilir Meta ka gjetur mekanizmin se si të mos ja marrin më kurrë partinë

Mero Baze: Ilir Meta ka gjetur mekanizmin se si të mos ja marrin më kurrë partinë