Ngërçi në Kushtetuese/ Ironia e Patozit: Krizë e 'fabrikuar'! Kur Meta thotë të marrim armët, Basha del takon fermerët (VIDEO)

TIRANE- I ftuar në studion e Repolitix me gazetarin Denis Minga, kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se për krizën politike në vend po përdoret si pretekst Gjykata Kushtetuese. Ai tha se roli i Metës është i pakuptimtë pasi ai nuk ka reaguar as në kriza më të mëdha se kjo, siç ishte rasti i daljes së opozitës nga parlamenti.

Patozi ironizoi takimet e liderit demokrat Lulzim Basha duke thënë se teksa Meta bën thirrje popullit që të kapin armët, Basha duhet të rreshtohet krah tij për të përballuar këtë situatë të 'vështirë'.

Ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se presidenti Ilir Meta nuk mund të shpërndajë parlamentin pasi vendin nuk është një krizë ekstreme të mosfunksionimit, duke i quajtur deklaratat e tij pjesë e një retorike politike. Krizën politike në vend, ish-presidenti Bamir Topi e ka quajtur individuale mes aktorëve politikë dhe jo mes institucioneve.

Ndërsa ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu tha se sot presidenti i vendit është në kushtet e opozitës para djegies së mandateve, pasi sot posti i presidentit është i pavlefshëm. Spahiu tha se LSI do të shkojë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër, ndryshe nga PD.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Paralajmërimi i Metës/ Milo: Presidenti nuk e shpërndan dot parlamentin, mazhoranca nuk do e përfillte dekretin e tij

1574196120_MILO.jpg

Kreu i Partisë Demokracia Sociale komentoi në emisionin Repolitix deklaratat e presidentit Ilir Meta se mund të shpërndajë parlamentin. Milo tha se Meta nuk do e ndërmerrte një akt të tillë pas mazhoranca nuk do e përfillte dekretin e tij

"Meta nuk do e shpërndajë parlamentin, maxhoranca nuk do e përfillte dekretin e tij", tha Milo.

Ora 22:19
Presidenti do shpërndajë parlamentin? Bamir Topi: Vetëm në raste ekstreme! Deklaratat e Metës, retorika politike

Ish-presidenti Bamir Topi ka deklaruar se presidenti Ilir Meta nuk mund të shpërndajë parlamentin pasi vendin nuk është një krizë ekstreme të mosfunksionimit, duke i quajtur deklaratat e tij pjesë e një retorike politike.

"Presidenti mund ta shpërndajë parlamentin vetëm në raste ekstreme të mosfunksionimit. Unë besoj se është pjesë e një retorike politike", tha Topi.

Ora 22:17
Ish-deputeti i LSI: Pas përfundimit të Reformës Zgjedhore shkojmë në zgjedhje me Ramën

Ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu është shprehur se me të mbaruar Reforma Zgjedhore, do shkohet në zgjedhje të parakohshme, duke e cilësuar këtë një kusht të BE-së. Spahiu tha se LSI do të shkojë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër, ndryshe nga PD.

"Me të mbaruar Reforma Zgjedhore, ne shkojmë në zgjedhje. I qëndroj deklaratës së Kryemadhit e cila është shprehur se ne shkojmë në zgjedhje në momentin e parë. Nuk janë mbyllur sot propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore", u shpreh Spahiu.

Ora 21:49
Përplasjet për 'Kushtetuesen'/ Ish-presidenti Bamir Topi: Beteja politike ka dalë në shesh! Meta nuk më ka ftuar ende

Krizën politike në vend, ish-presidenti Bamir Topi e ka quajtur individuale mes aktorëve politikë dhe jo mes institucioneve. Përplasjet mes qeverisë dhe presidentit, Topi i quajti beteja politike.

"Bie dakord me pohimin që krizat vijnë, riciklohen. Ka vite që diku qetësohet. Jemi në një krizë reale. Disa nga aktorët kanë tentuar që ta mohojnë. Politika në Shqipëri është e sëmurë. Unë do të ktheja në kujtesë momentin kur përplasja mes Berishës dhe presidentit u bë e dukshme. Në 21 prill 2008. Kompetencat presidenciale janë po njësoj por ka ndryshuar mjeti i presidentit ndaj parlamentit. Çdo mazhorancë mund të zgjedhë edhe presidentin. Ajo që e vuan është arkitektura institucionale e shtetit. Derisa palët janë një betejë politike secili është në pozicionin e vet. Ne kemi simptoma të qarta të një republike kryeministrore. Unë mendoj që këtu beteja politike ka dalë në shesh. Dy duar për një kokë. Nëse mazhoranca tenton ta përdorë politikisht secili përdor mjetet e veta. Dikur kishim përplasje por institucionet ishin në këmbë. Unë mendoj të mos e personalizojmë. Sot po përplaset individët dhe jo institucionet. Unë nuk mund t'i jap këshillë presidentit. Ne e kemi pasur shumë te lehtë. Unë kam qenë i bindur që nuk do arrija gjë. Problemet kushtetuese i takojnë institucioneve", u shpreh Topi.

Topi tha se nuk është ftuar institucionalisht nga presidenti Ilir Meta për të folur lidhur me këtë krizë, ndërsa shtoi se nuk do e refuzonte një ftesë të tillë. "Kjo varet nga Zoti Meta, nëse ai do të më ftojë do jem i pranishëm". tha Topi.

Ora 21:47
Ish-deputeti i LSI: Presidenti sot, në kushtet e opozitës kur la mandatet

Ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu ka deklaruar se sot presidenti i vendit është në kushtet e opozitës para djegies së mandateve, pasi sot posti i presidentit është i pavlefshëm.

"Opozita la mandatet sepse nuk kishin asnjë vlerë.  Nuk tolerohet më. Ky moment mund të detyrojë edhe presidentin që të japë dorëheqjen. Edhe nëse nuk krijohet një gjykatë do të thotë se nuk ekziston. Presidenti nuk mund të kthejë një vendim në parlament. Presidenti është në pozicionin si ishim ne kur lamë mandatet. Posti i presidentit në këto kushte është i pavlefshëm. Unë do e mbështesja nëse ai arrin të ndalojë kapjen e Gjykatës Kushtetuese", tha Spahiu.

Ora 21:41
Ngërçi në Kushtetuese/ Ironia e Patozit: Krizë e 'fabrikuar'! Kur Meta thotë të marrim armët, Basha del takon fermerët

I ftuar në studion e Repolitix me gazetarin Denis Minga, kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se për krizën politike në vend po përdoret si pretekst Gjykata Kushtetuese. Ai tha se roli i Metës është i pakuptimtë pasi ai nuk ka reaguar as në kriza më të mëdha se kjo, siç ishte rasti i daljes së opozitës nga parlamenti.

"Në optikën time unë nuk mendoj se është vetëm Gjykata Kushtetuese në thelbin e kësaj krize. Ajo thjesht po përdoret si pretekst. Nuk është arsyeja e vërtetë sepse ka pasur gjëra më të rënda se kjo. Po marr shembullin e ikjes së opozitës nga parlamenti e cila është më e rëndë se marrja e një anëtari të kushtetuese dhe Meta nuk luajti ndonjë rol për atë çështje. Qeveria duhet të marrë përsipër sundimin me arrogancë dhe opozita të mbajë përgjegjësi për djegien e mandateve. Në rast se kjo nuk ndodh ne do biem në një krizë tjetër. Ne nuk do dalim dot nga spiralja", u shpreh Patozi.

Patozi ironizoi takimet e liderit demokrat Lulzim Basha duke thënë se teksa Meta bën thirrje popullit që të kapin armët, Basha duhet të rreshtohet krah tij për të përballuar këtë situatë të 'vështirë'.

"Kur presidenti thotë këtu po bëhet nami, lideri i opozitës është duke folur me fermerët. Kur Meta thotë duhet të marrim armët, Basha minimumi duhet të linte fermerët dhe t'i dilte në krah.  Thelbi i kësaj krize është kryetarokracia. Jemi në Republikën e kryetarëve ku kryetari më i keq është kryeministri. Ne kemi marrë një tatëpjetë pas 2009. Shqipëria ka hyrë në kriza të pashembullta. Provat janë dhënë", deklaroi Patozi.

m.v./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • ASTRIT PALLOSHI KOK BOSHI: 20/11/2019 07:54

    O astrit o pall9sh o kok bosh. Po ty partia leshit partia fashiste të përzuri e kur të përzuri ti fillove e mjaullite pse nuk fole ti te pd kur vrau njerëz në gërdec pse nuk fole ti kur vrau qeni malok 4 veta në 21 janar apo tani ke ngel trok e tani lef pa pushim si qen bastard rrugësh. Hik o astrit se ti si duhesh as dreqit o astrit pall9shi.

    Përgjigju
  • edi: 20/11/2019 01:40

    Shqip. Nese Populli Shqipatar do te votoje ato Sharlatane Hajdute qe kerkojne ta gerryjne Kombin ,Keti Qen rrugash qe kane tallur Bythen me Shqipetaret qysh kur erdhen me ato gishta dhe i lyen me Euro e Flori ,Koalicioni qe bene sebashku P.D Komuniste me L.S.I-ne Kripto/KomunisteNw kemi vuajtur teter jeten si Shqipetare duke hapur syte dhe derdellisim se kush eshte me i Zoti Asnje nga to nuk eshte i zoti dhe trim , Kurre ska pasur Trima Pushtetare dhe Humane te kujdesen per Popullin e tyre Por burre me dinjitet paten vetem Princ Vidin ,Por u largua se erdhi dobici i familjes ,lidhur me Anadollin ,Turqine mbreti Zog Bastard ,Mbas Enver Hoxha Komunist ,Berisha Pusht ,Meta lapanjoz ,kur filloi si Filo/Komunist Sot te cudit kjo Qeveri ,qe durojne vicklat e tije qe flet per ndershmeri dhe Unitet dhe sot therret se llomotit se nuk lejojme te na ngacmojne Populli Ai bastard qe e vodhi Kombin e Shqipetaret deri dhe FLORIRIN Pyetje A kemi Gjykate te marrin kete Pis Kollovar qe na cau bythen ,kur e degjojme nje te zhytur ne llumin e pisllekut ,Na hiqet si burre Magjari i gruas buce nga Dibra

    Përgjigju
  • astrit : 19/11/2019 21:48

    O astrit ti do me kap ndonjë llokëm se ke ngel trok. Po haroje se do kapsh prap gjo o astriti

    Përgjigju