Repolitix/Haxhinasto paralajmëron protesta pas 25 prillit: Po u prek vota do këtë reagim të madh popullor! Reagon Arben Pëllumbi: Kush shkel ligjin dënohet (VIDEO)

Protestat e dhunshme të ndodhura në kongresin amerikan Calitol Hill krijuan një pamje që për shqiptarët nuk janë diçka e re, një pamje 'alla-shqiptarçe' që mbizotëron në çdo protestë të opozitës. Gjatë debateve në emisionin "Repoltix" në Report Tv, ish ministri i Jashtëm i LSI-së, Edmond Haxhinasto bëri një deklaratë të fortë duke paralajmëruar se këto protesta do të vijojnë edhe pas 25 prillit nëse do të preken zgjedhjet e lira. Haxhinasto shprehet se nëse preket vota e lirë do të ketë një reagim të madh popullor.

"Nëse do të preken zgjedhjet e lira të 25 prillit do të ketë protesta shumë të forta, protesta në mbrojtje të votës së lirë dhe demokracisë. Në Shqipëri ka një ndërgjegjësim shumë të madh qytetar që duhet të ketë një rotacion politik, që sistemi duhet ta mbrojmë të gjithë dhe demokracia është e brishtë dhe duhet mbrojtur. Këtë na e tregoi edhe Amerika. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm që nëse zgjedhjet nuk do të jenë të lira do të ketë një reagim popullor të madh", tha Haxhinasto.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i sekretari organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi i cili tha se nëse do të ketë tjetërsim të rezultatit, sigurisht që do të ketë reagim popullor.

"Nëse ka tjetërsim të rezultatit dhe nuk ka pasur zgjedhje të lira do të ketë reagim popullor, por nuk është kjo që na mëson Amerika, pasi kur ka fakte që është vjedhur vota si në 96, 2011 ku në tavolinë u ndryshua rezultati sigurisht që do të ketë reagim popullor. Oor në SHBA nuk ka prova, or ata dolën për të mbështetur Trump", tha Pëllumbi.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:20
Dhuna në kongresin amerikan, Hajdaraj: Përgjegjësi e institucioneve ligjzbatuese (VIDEO)

Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdaraj e cilësoi dhunën në kongresin amerikan si përgjegjësi të autoriteteve ligjzbatuese, duke thënë se duhet zbuluar nga SHBA se si u lejuan ata protestues të armatosur të futeshin brenda. Në emisionin "Repolitix", Hajdaraj tha se ajo ngjarje është e paprecedentë dhe se faji ishte i autoriteteve ligjzbatuese.

"Ajo që ka ndodhur në SHBA është përgjegjësi e autoriteteve ligjzbatuese. Ajo që ka ndodhur atje është e paprecendentë, kanë qenë njerëz që janë afruar, të paarmatosur dhe është përgjegjësi e autoriteteve. Po të kishin funksionuar autoritetet që ruajnë kongresin ajo ngjarje nuk do ndodhte", tha Hajdaraj.

Ora 23:10
Rama mes Ankarasë e Athinës/ Pëllumbi: Kryeministri nuk është ndërmjetësi mes dy vendeve! Haxhinasto: Partneriteti strategjik me Turqinë duhet të jetë ekonomik (VIDEO)

Vizitat zyrtarë të kryeministrit Rama dy ditë në Turqi dhe nesër në Athinë, nga sekretari organizativ i PS, Arben Pëllumbi shihen të ndara mes tyre edhe pse janë ngjitur njëra pas tjetrës. Në emisionin "Repolitx", Pëllumbi duke iu përgjigjur deklaratave se Rama po luan ndërmjetësin mes dy shteteve, tha se do të dëshironte që kryeministri ta kishte ngritur politikën shqiptare aq sa të ishte ndërmjetës mes Turqisë dhe Greqisë, por nuk është kjo.

"Dy udhëtimet nuk kanë lidhje me njëri tjetrin, në të parin Rama ishte edhe ministër i Jashtëm dhe kishte drejtimin e OSBE. Në këtë rast  kanë qëlluar të jenë ngjitur me njëra-tjetrën, nuk kemi pse shohim gjithmonë pas konspiracionit sikur çdo ndodh. Do doja që Rama ta kishte ngritur politikën shqiptare aq sa të ishte ndërmjetës mes Turqisë dhe Greqisë, por nuk është kjo ", tha Pëllumbi.

 Ndërsa Haxhinasto i shikon këto marrëdhënie më shumë si personale Rama-Erdogan se sa marrëdhënie shtetërore. Ai tha se duhet transparencë për marrëveshjet e arritura dhe se partneriteti strategjik me Turqinë për të duhet të fokusohet në ekonomi dhe fushën e sigurisë.

"Duhet të ketë një transparencë më të madhe për atë që është arritur dhe nënshkruar. Duhet të jemi të kujdesshëm të mos abuzojmë me marrëdhënien e rëndësishme me Turqinë  dhe as të mos e frymë dhe as të mos e komprometojmë atë sikur po i bëjë kërshëllik  BE. Duhet të jemi shumë të qartë për substancën që na japin marrëdhëniet e partneritetit strategjik. Ne këto partneritete i kemi me ato vende ku kemi edhe partnerit politik ku përfshinë demokracinë dhe vizionin për të ardhmen, ne kemi vlerat e BE dhe në konceptin tonë nuk ka përputhje me Turqinë. Jam dakord që me Turqinë të kemi partneritet strategjik ekonomik dhe në fushën e sigurisë se të dy jemi anëtarë të NATO-s, por po flasim për marrëdhënie shtetërore dhe jo personale Rama-Erdogan", tha Haxhinasto.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta rrras lala: 08/01/2021 08:49

    O haxhi plasa komplet glasa kush do protestoi për ty ilir meta e vërteta që është hajdut do protestoi o haxhiu i familjes mut meta komplet ibreta. Po ps është 100% e sigurt që do fitoi për çfar partia jote leshtedhis do protestoi apo për vilat në Lalëz o haxhi plasa topa rasa.

    Përgjigju
  • Populli: 08/01/2021 07:50

    Po kta sikur e kan te sigurt fitoren, tani i ka kap lageshtira e vjedhjes se votave..po sikur sheshet ziejne nga adhuruesit e juaj..lejini keto po boll me skenare dhune..nje gje eshte e sigurt qe dhunen ju e simbolizoni dhe nuk keni mjet tjeter

    Përgjigju
  • Dangellia: 08/01/2021 06:37

    O hahi nasto....edhe ti goxha bire....ske turp...po ne e dim qe do hidheni e pirdheni na u voth vota kur dhe bufi e di qe fiton ps ja...ta shom revolten tuaj si gjithmon ,..po kete radh me pes veta..ik bej shuren o haxhi,.

    Përgjigju
  • Iris: 08/01/2021 02:18

    Haxhinastot me shoke, vetem metodat e idioteve te Trumpit preferojne,se jane njelloj, si marrezite qe bejne vete here-pas here.Fundja budallenjte shoket e nivelit te tyre pelqejne.Si nuk mesuan nga Amerika gjerat e mira,por vetem per gjerat negative, I ngrene veshet e gomarit qe t'i degjojne,t'i mesojne e t'i kopjojne e t'i rizbatojne aty ne Shqiperi ??!!

    Përgjigju
  • meri: 08/01/2021 00:33

    Z.Hajdari e pa Trump kur mbajti nji fjalim per simpatizantet e tij,i fshefur mbas xhamave antiplumb,i cili i karikoj me akuza kunder Biden,dhe institucionet akoma komandohen nga Trump ?

    Përgjigju
  • sidi: 07/01/2021 23:21

    Kur vertetohet vjedhja e votes padiskutim ka reagim ligjor por dhe popullor.Por te kerkosh pushtet me dhune nuk eshte as normale dhe as ligjore.Rotacionin nuk e bejne militantet por vota e lire e popullit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon