Report Tv një ditë në maternitetin
‘Koço Gliozheni’, aty ku lind jeta!

Report Tv një ditë në maternitetin<br />‘Koço Gliozheni’, aty ku lind jeta!<br>
Vitet kalojnë, por emocioni i të qenit prind dhe përjetimi i kësaj ndjesie për herë të parë mbetet i pazëvendësueshëm në kohëra.  Kushdo që sjell në jetë një fëmijë sjell një bekim në tokë. Nënë për herë të parë. Ky emocion do të mbetet i patjetërsueshëm, duke harruar kështu gjithë vështirësitë e 9 muajve që kanë kaluar.

Tanimë, jeta kalon në një sfidë tjetër, atë të prindërimit. Ajo çka e bën edhe më te lehtë dhe të gëzueshme për prindërit e rinj këtë ditës është edhe shërbimi dhe kushtet që spitalet ofrojnë. Një revolucion në drejtimin e shërbimit dhe cilësisë është bërë në pajisjet apo ambientet e këtij spitali. Çdo ndërhyrje ndaj nënave dhe fëmijëve bëhet në kushtet më të larta higjenike dhe me mjete sterile.

Si salla e lindjeve, e operacioneve ashtu dhomat e këtij spitali janë në kushtet më të larta për të ofruar këtë shërbim. Por edhe pse spitali “Koço Gliozheni” dhe sistemi shëndetësor në vendin tonë ka pësuar përmirësime vitet e fundit problem mbetet konkurrenca me privatin dhe financimi që bëhet nga shtetit. Edhe pse ofrohet një shërbim shumë herë më i lartë dhe cilësor, fondet e akorduara janë të ulta.

Gjithashtu ligji i penalizon këto spitale që të ofrojnë shërbime ndaj subjekteve të ndryshme private apo të futen në konkurrencë me privatët në mënyrë që të rrisin të ardhurat. Por edhe përball këtyre rrethanave, sërish vijojnë të jenë destinacioni i çdo qytetari për të kërkuar një shërbim për jetën. Gazetarja Xhensila Demollai e Report TV ndoqi një dite pune në maternitetin Koço Glozheni.

Arba është nënë për herë të parë.

“Përjetova emocione shumë të bukura. Gjithsesi ankthi ekziston. Ajo frika, por emocionet janë të papërshkrueshme. Ka edhe lot gëzimi, por edhe frika është shumë e madhe. Unë jam shtruar disa ditë përpara se të sillja në jetë vajzën për shkak të rritjes së albuminës. Edhe momenti që do futesha në operacion u vendos shpejt e shpejt për të mos rrezikuar as jetën time, as të fëmijës. Ishte vështirë, por rezultati është i bukur në fund”, thotw Arba Dede.

Eljo Gabi ndodhet pranë Arbës, duke i dhënë mbështetjen si bashkëshorti dhe babai i fëmijës. Por, si ka qenë kjo kohë për të?

Shumë emocione. Jam marrë më shumë me pjesën logjistike, duke ndihmuar m ë shumë me aksesorët e bebit, moral për bashkëshorten, pasi kjo është një pjesë shumë e rëndësishme. Në përgjithësi,ka qenë shumë e vështirë sepse edhe para se të vinim në spital kemi pasur momente luhatje tensioni. Kemi ardhur disa herë në spital. Kjo ishte hera e 4-t. por, në fund rezultati ishte shumë i mirë. Në fakt po e buaj me veten time, punën e përgjegjësisë, po po mundohem t;ia injektoj vetes punën e pëgjegjësisë, sepse i ri jam.”

A iu kanë dhënë këshilla prindërit Arbës dhe Eljos? Sigurisht! Nuk do të harronin. Madje, as për përzgjedhjen e emrit të fëmijës!

Në fakt prindërit thonë gjithmonë se kur të bëhesh prind do e kuptosh vetë, po me vërtetë që e kupton.

Ne kemi qenë gjithmonë kundërpeshë refraktarë ndaj prindërve, por tani e kuppjmë se çdo të thotë të jesh i tillë dhe se sa keq është kur I ndodh diçka fëmijës.

Kemi gjetur emrin e vajzës, tanimë. Quhet Ariel, është emër fetar, hebre, që do të thotë luanesha e mbretit, e perëndive. Arba ma la mua, tha zgjidhe ti këtë punë. Un e kisha të thjeshtë, vetëm ramë dakort. Tani, kemi problem me prindërit se thonë pse sna pyetët, e pse s na bëtë, por ne i themi nëse vajza nuk e pëlqen, të drejtë ka ta ndryshojë emrin.

Ka qenë një 9 mujor i vështirë, por jo t ë gjithëve mund t’iu shkojë kështu. Ia vlen ta përjetosh.

Jam përballur me teka, në orën 11.30 të natës më haen bajame, akullore. Në fillim thua nuk është normale, por pastaj mësohesh. Nëna është ajo që kalon periudhën më të vështirë dhe sado babai të mundohet nuk e kupton dot.

Përballë dhomës së Arbës ndodhet Dallandyshja, një grua me karrierrë si ekonomiste. Edhe ajo sapo është bërë nënë. Për një grua në profesion, largimi nga puna për angazhimin si prind është një ndër gjërat që i jep më shumë kohë që të jetojë periudhën më të bukur të jetës së saj. Ajo ka vetëm dy ditë që ka sjellë në jetë djalin e saj Etan, emrin e të cilit e shpjegon kështu.

Është fëmija i parë dhe është emocion i papërshkrueshëm, sidomos kur ke fëmijën në krahë. Këto 9 muaj kanë qenë sa të gjatë edhe të shkurtër, nuk janë ndjerë shumë, pavarsisht vështirësive që ka pasur. Djali quhet Etan. Është me origjiinë, angleze franceze, do të thotë i fortë, i guximshëm. E kam menduar, por ky moment mendohet më shumë në muajin e nëntë dhe mendon vetëm ëpr atë ditë, se si do të vijë fëmija.

Çdo nënë e mendon besoj. Nuk mund ta heqësh nga mendja, pasi është momenti final kur do marësh fëmijën në duar. Përveç buqetave me lule, ëmbëlsira, rroba për djalin, veshje, mbulesa batanimje. Dhuratat e tjera i kam dërguar në shtëpi. Kjo është ndër pjesët më të bukura. Përveçse do përkujdesem me djalin ky do jetë dhe një moment shkëputje nga puna.

Ndërsa për çiftin nga Fieri, kjo periudhë ka qenë si një provë. Ata janë përballuar me shumë vështirësi, por nuk harrojnë të tregojnë as gjërat e bukura, si nepsin e Albanës për ushqimet, i cili përfundoi kur ajo ishte shtatëzanë, moment të cilin ata tanimë e tregojnë me humor.

Kishte padituri se si duhet të reagonim për çfarëdolloj dhimbje të vogël dhe kemi pyetur doktorin që na ka dhënë përgjigjen e duhur. Djali quhet dion, është alternativ, mes shumë pyetjeve, një vulosje nga ana ime. Është Dio nga Zoti.

Ideja që kam pasur neps pa shtatzani, pas shtatzanisë s;kisha dhe më thanë do të lëmë gjothmonë shtatzanë që të mos kesh neps.

Përshtatja është pak e vvështirë se varet nga tipi i njeriut, por do përmirsohemi me kalimin e kohës. Ne tani nuk është se ndiejmë ndonjë gjë, përveç faktit të abientimit me orarin e bebit, por që në ditët në vazhdim varet nga zhvillimi i fëmijës.

Dhuratat janë ndër momentet më të bukura ku nënat e reja ndjehen të përkëdhelura. Përpos dhuratave të marra për bebin që sollën në jetë, miqtë dhe të afërmit nuk kanë harruar as nënën, e cila ka pasur kujdes të veçantë edhe në këtë pjesë.

“një unazë, varëse. Për bebin dhurata nga më të ndryshme, lule, tollumbave, që i kemi larguar për momentin. Pastaj kalon përkëdhelia te bebi. Për atë jap çdo gjë. Unë me dy ditë them se bëj çdo gjë.

Sfida më e madhe e mjekëve është me bebet e lindura parakohe për të cilat ushtrohet një kujdes i vecantë. Mjekja Ada simeoni tregon se si veprohet në këto raste

Ne kemi shumë lindje të parakohëshme në këtë maternitett. Pjesa më e madhe e punës tonë është me bebet e lindura para kohe. Gjëja e parë për të cilën kujdesemi maksimalisht është suporti respirator,ose mbështetja që i japim bebeve për të ruajtur frymëmarrjen. Është edhe pjesa e ushqyerjes e mbrojtjes ushqimore sepse ka bebe që lindin shumë të vogla, nën 1000 gram dhe duan të kalojnë shumë kohë në spital. Është një punë komplekse, e lodhshme e mundimshme, por që për fatin tonë të mirë është edhe shumë shpërblyese sepse një pjesë shumë e madhe e këtyre bebeve jetojnë, rriten. Ju po të shikoni reparti është plot me foto të bebeve që ia kanë dalë dhe rikthehn na takojnë. Për ne, është një kënaqësi e jashtëzakonshme!

Per nënat ky moment është më i rendësishmi në jetën e tyre, ndërsa për mjeket mami të spitalit Koço Glozheni është emocioni i shumë viteve që mbetet përherë i njejtë

Është një profesion mjaft ivështirë dhe i bukur. Ke jetën e dy personave në dorë. Ka risqet e veta.

Ne si mami, mundohemi të falim në maksimum dashurinë tonë. Profesioni jonë është ndihma që iu japim megjithë shpirt këtyre zonjave që vijnë dhe zgjedhin maternitetin tonë për të lindur. Në gjithë këto vite punë më shumë kam rastet më të bukura sesa më të vështira. Është kënaqësia më e bukur dhe them që askush mos ngeltë pa e provuar atë ndjesinë e të bërit nënë.

Një jetë po lind në këto momente. Dhimbjet e nënës dhe pritja e ëmbël bëhet edhe më e vështirë. Mjeku Rezart.. Shkëputet për pak momente duke na treguar disa informacione dhe këshilla për nënat e reja

Për ne do të thotë një ditë e 24 orëshit. Vetë aktiviteti i lindjes është më i shpeshtë gajtë natës. Shumica e lindjeve përfundojnë pas orës 3 të mëngjesit deri në orën 6 të mëngjesit. Aktiviteti në bllokun e lindjes është intensiv. Për ne aktiviteti i punës është dinamik. Ka raste që aktiviteti i lindjeve mbyllet me 12-15 lindje, ndoshta edhe më shumë gjatë 24 orëshit. Rreth 30% e tyre janë lindje që përfundojnë në operacion. Nuk ka rritje të numrit të lindjeve. Dëshira e çifteve mund të jetë, por është edhe lëvizja e lirë e tyre. Shihet një stabilitet i numrit të lindjeve të paktën për pjesën e maternitetit tonë, maternietit të ri.

Kushdo që e provon thotë se është emocioni më i bukur në jetë. Nënat e reja dhe mjekët i dhanë tanimë këshillat. Një jetë që lind është një thesar që nuk ka çmim. Ajo çka e bën edhe më te lehtë dhe të gëzueshme për prindërit e rinj këtë ditës është edhe shërbimi dhe kushtet që spitalet ofrojnë. Një revolucion në drejtimin e shërbimit dhe cilësisë është bërë në pajisjet apo ambientet e këtij spitali. Çdo ndërhyrje ndaj nënave dhe fëmijëve bëhet në kushtet më të larta higjienike dhe me mjete sterile. Si salla e lindjeve, e operacioneve ashtu dhomat e këtij spitali janë në kushtet më të larta për të ofruar këtë shërbim.

Por edhe pse spitali “Koço Gliozheni” dhe sistemi shëndetësor në vendin tonë ka pësuar përmirësime vitet e fundit problem mbetet konkurenca me privatin dhe financimi që bëhet nga shtetit. Edhe pse ofrohet një shërbim shumë herë më i lartë dhe cilësor, fondet e akorduara janë të ulëta. Gjithashtu ligji i penalizon këto spitale që të ofrojnë shërbime ndaj subjekteve të ndryshme private apo të futen në konkurrencë me privatët në mënyrë që të rrisin të ardhurat. Por edhe përball këtyre rrethanave, sërish vijojnë të jenë destinacioni i cdo qytetari për të kërkuar një shërbim për jetën.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës