Zbulohet drafti i plotë amnistisë, falen edhe pasuritë e korrupsionit të qeveritarëve deri në 2017

Ndryshe nga sa u premtua nga kryeministri, amnistia fiskale do t’i hapë rrugë edhe legalizimit të parave dhe pasurive të korrupsionit të qeveritarëve deri në 2017-ën. Report Tv zbardh ekskluzivisht draftin ku amnistohen të larguarit nga funksionet publike prej më shumë se 3 vitesh. Po ashtu do legalizojnë pasurinë e pajustifikuar  çdo qytetar e biznes, brenda e jashtë Shqipërisë. Përjashtohen edhe personat me të shkuar kriminale. 

***

Qytetar shqiptar mos i mbani më paratë të padeklaruara, keni 1 vit kohë për të shmangur burgun dhe gjobat. Amnista fiskale e nisur vetëm për paratë e emigrantëve është zgjeruar. Nga ajo do të përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptar brenda dhe jashtë vendit, bizneset shqiptare por edhe ato biznese me pronar me nënshtetësi të huaj. Report TV siguron draftin e plotë për amnistinë fiskale, ku tregohet se nuk do të legalizohen vetëm paratë por edhe pronat, makinat, apartamentet dhe do pasuri tjetër e paluajtshme. 

Për deklarimin e pasurive do të aplikohen tre fasha tatimi. Ata që deklarohen në 4 muajit e parë do të paguajnë tatim 5%, të dytët 7% dhe të fundit që deklarojnë pasurinë paguajnë 10%.Aktualisht kush deklaron pasurinë paguan 15% tatim mbi vlerën.

Projektligji që ende nuk është bërë zyrtar parashikohet të përfundojë në 31 dhjetor 2021. Në këtë mënyrë do të futen në sektorin bankar të gjitha pasuritë e padeklaruaratë përfituara nga puna në të zezë dhe jo vetëm.Projektligji përjashton të ardhurat e siguruara nga aktiviteti kriminal.

Nuk do të përfitojnë funksionarët e lartë të shtetit, që nga presidenti, kryeministri, ministrat deputetët e deri tek nëpunësit civil, prefektët, drejtor, prokuror, gjyqtar apo edhe drejtues të policisë.Po ashtu përjashtohen subjektet të cilët brenda tre viteve të fundit kanë qenë mbajtës të detyrave apo funksioneve të larta, personat me të shkuar kriminale apo ata që janë akuzuar për financim të terrorizmit.

Deklarimit vullnetar i pasurive do tëkryhet pranë një struktureqë do të ngrihet në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, pranë bankat e nivelit të dytë përfshirë edhe institucionet financiare, në sportel apo online.Do të ndiqen disa hapa për të deklaruar paratë.

Fillimisht subjekti ose përfaqësuesi i posaçëm plotëson një formular aplikimi për depozitim të shumës në të holla në një numër llogarie të hapur për këtë qëllim. Më pas formulari verifikohet për mënyrën e plotësimit dhe subjekti legalizon shumën. Ndërsa deklarimi i pasurive të tjera të patundshme do të bëhet duke plotësuar një formular të posaçëm që do të bëhet i ditur nga Minsitria e Financave. 

Me regjistrimin e pasurisë, detyrimet tatimore të subjekteve përfitues, konsiderohen të paguara rregullisht, nuk do gjobiten, nuk do ndiqen penalisht, dhe nuk do të kërkohet justifikimi i burimit të të ardhurave.

Drafti i amnistise fiskale

(Kliko këtu) Drafti i plotë

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lleshi: 10/06/2020 14:07

    Po kjo ishte ew forte ajde ajde po Rama, Luli, Sala, Metà, ata zihen ne tv ore sa per te na mbushur mendjen se darken e jane bashke ke Rogner hahahahah bravo ky eshte shteti bravo shume krenar per ju qe na rropet per se gjalli 2 metra ven do merrni ju dhe brezat ew juaj Fu..k PS,PD,LSI

    Përgjigju
  • Beni: 10/06/2020 13:28

    O POPULL A E KUPTONI DAKORTESINE BASHA-RAMA DHE SA TE GEZUAR ISHIN ME NJERI TJETRIN DJE METÀ-ROMA JANE PLEHRA TE GJITHE .I MJERI POPULL SE QKEMI TE BEJM MUT NJERI E KAK TJETRI

    Përgjigju
  • Ela: 10/06/2020 12:06

    Me kete projektligj i vene vulen vjedhjeve, tall bythen amerika me ne, rente nje termet dhe e fshift shqiperine me ramen me krye

    Përgjigju
  • MMu: 10/06/2020 10:34

    Domethene kshtu do vazhdoj cdo here mbas dhjete vjetve Kryemistri i ardhshem do bej te njejten. E pa pik turpi pyesin pse ik Populli!!!

    Përgjigju
  • Dangellia: 10/06/2020 07:40

    Nee kjo esht e vertet .....edi rama dhe qeverija te hapin rug tja u len atyre qe navodhen njeher por mir ama ....plus kjo thot qe dhe kjo qeveri vjedh se po mbrojn veten....ne mesi presim te denohen ky i fal...jo nuk e besoj un qe nje jet votoj ps u zhgenjeva po si un sa jan ....te marim ndonje princ vidi te na udheheqi kjo esht turp populli pret te tjera po ndodhi kerkoni vet humbjen le te shpresojm qe jan genjeshtra.

    Përgjigju
  • Blenard: 10/06/2020 07:17

    Me pak fjale te dhjefsha reformen ne dretesi se rama ju tha aty qe kan vjefhur se do ja u laj un parat e vjedhura hajde popull hajde

    Përgjigju
  • redi: 09/06/2020 23:46

    Ne rast se ky draft mbron ligjerisht politikanet dhe qeveritaret e korruptuar, per mua Reforma ne drejtesi eshte e deshtuar, se nuk i jep kuvendi te dtejten ligjore te luftoje SPAKU korrupsionin shteteror

    Përgjigju
  • Tasimi: 09/06/2020 20:43

    Me pak fjal lejni vendin sa me shpejt se ligjin e bejn hajdutet shtet kriminel

    Përgjigju
  • Lui: 09/06/2020 20:41

    Faleminderit z. Kryeminister. Nese ky lajm eshte i vertete, atehere ketu eshte edhe zhgenjimi me i madh I popullit. Sepse dihet qe me kete ligj ia lidhet duart drejtesise, as SPAK, as Gjykata Speciale nuk do mund te beje asgje.

    Përgjigju
  • sapa: 09/06/2020 19:28

    Vend kriminelesh qe cdo lloj ligji e bejne per interesat e tyre kriminale dhe te jetegjatesise se tyre ne pushtet!Mendoj se cdo Cent qe futet ne kete vend kriminelesh vetem ndihmon keta plehra dhe jo njeriun e thjeshte!

    Përgjigju
  • A. N.: 09/06/2020 18:46

    Sikur nuk e dinim ne qe ky ligj nuk behej per te legalizuar therrimet e emigranteve.

    Përgjigju
  • Verona: 09/06/2020 17:34

    Po un qe kam ble shpi ne Itali me 15 vjet keste,pse duhet te paguaj ne Shqiperi 5% apo 5,7 10,un e kam te ligjshme ne Itali paguar me banke me erogena time dhe gruas, pse Shqiperia ma quan prone te zeze, un e deklaroj po 5% nuk me duket i drejte

    Përgjigju
    • lexuesi: 09/06/2020 21:33

      Nëse e le pronë të ligjshme në Itali pse e vret mendjen për këtë ligj, w ke të deklaruar. Megjithatë prit sa të miratohet se mos ndryshon.

  • Latif: 09/06/2020 17:29

    Shume bukur, legalizoni hajduterine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet