Vrasja në Mirditë/ Report Tv siguron ekspertizën: Eri Zefi u ekzekutua me 6 plumba, 4 në kokë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Eri Zefi, 34-vjeç, 6 ditë më parë në  fshatin Zallë Xhuxhë në Fan të Mirditës. Report Tv ka siguruar eskpertizën mjeko-ligjore, ku thuhet se i riu u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks.

Ndër të tjera në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune  dhe vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës. Gjë kjo që konfirmon se autorët ose autori e ka marrë viktimën deri në pikën ku gjet i vrarë dhe më pas ka kryer ekzekutimin duke dashur të humbësin edhe gjurmët për shkak të terrenit të thyer dhe jo të populluar.

Viktima u gjet i vrarë rreth orës 16:00 të së mërkurës në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg rrugës së Kombit. Ka qenë një banor i zonës i cili ka pikasur trupin e viktimës në një kanal dhe menjëherë ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja plumbash çka ka vështirësuar punën e hetuesve.

Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit, ky i fundit në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij 45-vjeçarin Martin Ndreca, pas një sherri banal. Kjo ngjarje ka ngritur dyshimet se vrasja e Eri Zefit ditën e sotme mund të jetë kryer për shkaqe hakmarrje nga të afërm të viktimës që vëllai i tij la më 24 shkurt të këtij viti.

Ora 12:23
U gjet i vrarë në një kanal në Mirditë, ja fotot e 34-vjeçarit Eri Zefi
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    ‘Talis’, në pyetësor mbi 4000 arsimtarëve! Mësuesja për Report Tv: Absurd, asnjë lidhje me sistemin tonë! Ministria: Na ndihmon për politikat

    ‘Talis’, në pyetësor mbi 4000 arsimtarëve! Mësuesja për Report Tv: Absurd, asnjë lidhje me sistemin tonë! Ministria: Na ndihmon për politikat