Report TV zbardh dosjen/ Veprat e artit të vjedhura i përkasin periudhës së Aleksandrit të Madh dhe Pirros së Epirit! Do shiteshin te një grek

Veprat e artit të sekuestruara nga policia një vazo qeramike dhe pllakata e varrit do t'i shiteshin një shtetasi grek ndërsa takimi ishte lënë në qytetin e Durrësit.

ReportTv ka siguruar dosjen e prokurorisë që ka zbardhur rrjetin e trafikantëve ku rezulton se ata tregtonin vepra antike të cilat vidheshin nga qyteti Antigones në Gjorkastër dhe kisha ‘‘Shën Kozmait në Fier‘. Sipas hetimeve ky grup dispononte edhe monedha antike dhe vepra arti të periudhës së lashtësisë që i përkisnin Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Filipit të Maqedonis dhe Pirros së Epirit.

Në pranga për trafikimin e këtyre veprave arti kanë rënë Roland Zaimaj, Altin Veizaj dhe Alban Vrapi për të cilët gjykata e Durrësit me kërkesë të prokurorit Bledar Bejko ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg.

1594204961_1594203612vepraarti.jpg

Në dosje thuhet se "Në takimet që kryen me personat e interesuar ai u shfaq fotot e veprave të arrtit nga telefoni i tij celular. Sipas shpjegimeve të tij veprat e artit që tregton i përkasin qytetit antik të "Antigonese" në rrethin e Gjirokastrës, manastirit të "Shën Kozmait" në Fier, monedha dhe vepra arti që i përkasin periudhës së lashtësisë (Aleksandërit të Madh të Maqedonisë, Filit të Maqedonisë, Pirros së Epirit) si dhe objekte të tjera të ndryshme po nga lashtësia".

Si u bë arrestimi?
"Më datë 06.07 rreth orës 10:20 shtetasi Roland Zaimaj ka ardhur në qytetin e Durrësit me një makinë dhe ka hyrë në parkimin e një hoteli që ndodhet në lagjen nr.1 në Durrës. Roland Zaimaj bashkë me Alban Vrapin nga Tirana janë ulur në verandën e barit të hotelit. Më vonë pas 15 minutash tek hoteli është afruar një automjet tjetër nga i cili zbret Altin Veizaj. Ky i fundit kishte në makinën e tij një çantë me veprat e artit. Tre personat kur po bëheshin gati për të lëvizur ka ndërhyrë policia duke i ndaluar", thuhet në dosje.

Në deklarimin e tij Altin Veizaj ka deklaruar se amforën qeramike e kishte gjetur në grykëderdhjen e lumit Vjosa, ndërsa skulpturën sarkofag e kishte gdhendur vetë. Ky shtet nuk ka pranuar të japë shpjegime të tjera duke deklaruar se shpjegimet e tjera për cfarë do më kërkohen do ti jap përpara gjykatës. Alban Vrapi nuk ka pranuar të japë shpjegime duke deklaruar se "shpjegimet e mia në lidhje me rastin do t'i jap në gjykatë"

Roli i Roland Zaimajt
Në dosje thuhet gjithashtu se nga hetimet, rezulton se Roland Zaimaj ka rolin e ndërmjetësit tek personat që disponojnë vepra arti që i përkasin antikitetit dhe janë objekt i trashëgimisë historiko-kulturore për të bërë të mundur shitjen e tyre tek personat e interesuar për ti blerë ato kundrejt shumave të konsiderueshme të parave.

Si funksiononte skema?
Në deklarimin e tij, Roland Zaimaj ka sqaruar se kishte rreth 3 vjet që njihej me Altin Veizajn dhe si shkak kishte qenë pasioni i përbashkët për objektet e lashtësisë. Përpara një javë një djalë nga Durrësi ishte interesuar për blerjen e disa objekteve që do ti shiteshin një shtetasi grek. Pas kësaj, Rolandi ishte lidhur me Altinin, të cilin e kishte pyetur. Altini kishte thënë që kishte një qyp dhe një gur mermeri që do t'i sillte. Ata kanë lënë të takoheshin në Durrës më datën 6.6.2020.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Adriano Galliani: Milani, Interi, Juve dhe Roma e duan Serinë A me 18 ekipe, lëvizje e vrazhdë

Adriano Galliani: Milani, Interi, Juve dhe Roma e duan Serinë A me 18 ekipe, lëvizje e vrazhdë