Report Tv zbardh draftin/ Shtetësi shqiptare për investitorët e huaj

Çdo biznesmen i huaj që fiton statusin e investitorit strategjik në Shqipëri do të pajiset edhe me pasaportë shqiptare nëse ai dëshiron.

Report Tv ka siguruar draftin që ministria e brendshme ka depozituar në parlament dhe kërkon ndryshimet ligjore në ligjin për shtetësinë i cili daton prej 1998.

Në nenin 7 të këtij ligji që përcaktohet përfitimi i shtetësisë me natyralizim. Pika 2, pika B thotë:

“Shtetësia shqiptare i jepet me natyralizim të huajit që ka mbushur 18 vjec dhe spërbën kërcënim për rendin e sigurinë kombëtare. Po ashtu është shtuar dhe pika b me përmbajtien “ kur shqipëria ka një interes ekonomik të paraqitur në formën e një investimi në sektorë strategjik” kjo sipas kushteve të lejes së qëndrimit dhe rezidencës në Shqipëri prej të paktën 3 vitesh.

Por cfarë shifrash përcaktohen për investimet strategjike?

Sipas ligjit për këto investime ka një sërë kategorizimesh nga bujqësi, energjitika, turizmi.

Zona me përparësi zhvillimi kërkojnë investim 1 milion euro, sektori turizmit 50 milion euro dhe 80 vende të reja pune, bujqësia 3 milion euro dhe 50 vende pune si dhe një sërë sektorësh të tjerë.

Në objektivat e kësaj kategorie dhe ndryshimeve ligjore parashikohet të arrihet “zhvillimi ekonomik, ulja e papunësisë si dhe shtimi i numrit të popullësisë.

Në këtë projekt të firmosur nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj janë bërë edhe një sërë lehtësirash për fëmijët e lindur jashtë vendit të cilët nuk janë regjistruar më parë në regjistrin e gjendjes civile.

Me dokumentin e faktit se një nga dy prindërit është me origjinë shqiptare atyre u lind e drejta në cdo kohë të paraqesin kërkesën për marrjen e shtetësisë pa kufizim.

Një tjetër kusht i rëndësishëm kjo edhe në raport me legjislacionet e vendeve të BE-s është përcaktuar njohja e gjuhës dhe historisë së Shqipërisë për ata që aplikojnë për të marrë shtetësinë shqiptare.

Në nenin 1 pika G, kërkohet që për aplikuesin për nënshtetësi shqiptare me natyralizim ai të paraqes dhe certifikatën e njohjes së gjuhës shqipe në të folur dhe shkruar nga një institucion publik si dhe njohurin bazë mbi historinë  dhe kushtetutën e Shqipërisë.

Me ndryshimet ligjore është përforcuar kushti i personave të dënuar në vëndet e tyre ku për veprat penale që ligji shqiptarë parashikon 3 vite dënim atyre u refuzohet shtetësia, me përjashtim të kushtit kur dënimet janë politike.

Një tjetër kusht i rëndësishëm për fitimin e shtetësisë shqiptare është edhe betimi para kryebashkiakut në të cilin i huaj ka rezidencën në Shqipëri. Në rast të fitimit të shtetësisë me dekrat dhe mos betimit para kryebashkiakut brenda 6 muajve nga marrja e shtetësisë atëherë i huaji e humbet shtetësinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 06/08/2019 16:14

    Po kush do t lind n shqipri aman?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurti: Lirohen katër nga pesë policët e ndaluar në Serbi

Kurti: Lirohen katër nga pesë policët e ndaluar në Serbi