Prapaskenat e takimit Meta-Rama/ Presidenti: Bëhu edhe ministër i Jashtëm si Tsipras në Greqi
Gent Cakaj, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Meta
Report Tv zbulon detaje nga takimi mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në presidencë. Takimi ka patur në fokus çështjen e dekretimit të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.
Burime nga Presidenca i thanë Report Tv se Meta i ka propozuar Ramës që të marrë postin e ministrit bashkë me atë të kryeministrit si Aleksis Tsipras në Greqi.
“Merre vetë përgjegjësinë dhe drejtoje Ministrinë e Jashtme. Kryeministër si Tsipras, edhe si ministër i Jashtëm.”-mësohet se i ka thënë Meta-Ramës.
Ndërkohë që më herët, shefi i Kabinetit të Presidentit Ilir Meta, Arben Cici, tregoi se presidenti Ilir Meta i ka propozuar Ramës që Gent Cakaj të bëhet ministër Kulture. (Lexo këtu) Shembulli i propozuar nga Meta nuk është i panjohur. Kryeministri grek Aleksis Tsipras mban postin e ministrit të Jashtëm, përvec postit të kryeministrit që pas largimit nga kabineti të Nikos Kotzias.
Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta Meta refuzoi të dekretojë Gent Cakajn si ministër të Jashtëm. Meta nuk ka dekretuar as shkarkimin e Ditmir Bushatit i cili do vijojë të qëndrojë në detyrë deri në zgjidhjen e ngërçit presidencë-qeveri. (LEXO KËTU) Ky vendim ka hapur një debat të gjerë në Shqipëri dhe Kosovë ku nuk kanë munguar as replikat dhe përplasjet mes politikanëve, analistëve dhe gazetarëve. Vetë kryeministri Edi Rama e quajti vendimin e Metës të turpshëm dhe anti-kushtetues.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
15.7%
-
Të vogla
66.3%
-
Nuk e di
18%
Vota total: 466
Lajme të tjera
-
Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës
28 Mars, 20:51
-
Olsi Rama hedh poshtë akuzat për lidhjet me drogën: Vijnë nga një i paburrë, kanakar i sharlatanit famëkeq! Teatër kukullash
28 Mars, 20:48
-
PS kërkesë për ngritjen e komisionit kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja në zgjedhje! Rama: E rëndësishme të ecim përpara me shpejtësi
28 Mars, 18:47
-
‘Tirana nga ajri’ / Nga të ftuarit VIP e familja Rama te reagimi i ambasadorit të BE-së, ç ‘ndodhi në premierë, Alket Islami: Fotografova kryeqytetin për 30 vjet, ditë e shënuar!
28 Mars, 15:43
-
Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike
28 Mars, 14:23
-
Do ngrihet Dhoma Ekonomike Kombëtare! Rama tregon objektivin: Synojmë të arrijnë 4 mld euro investime të huaja
28 Mars, 13:19
-
'Tirana nga ajri', ndryshimi përmes një dokumentari! Alket Islami: Ta shohin brezat e rinj si ka qenë! Rama: Do jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit (VIDEO)
27 Mars, 19:05
-
VIDEO/ Ilir Meta 'shkundet'
27 Mars, 11:26
-
'Berisha legjenda e ballkonit’, Meta tregon pse po hipën majë maleve e sipër hekurave: Jam në formë fizike të niveleve të larta
26 Mars, 14:53
-
Rama: Bizneset, me hir apo pa hir, do financojnë arsimin profesional! Na duhen punonjës të kualifikuar me paga dinjitoze
26 Mars, 14:06
-
Vlora nis rrugëtimin si 'Qyteti Europian i Sportit 2024'
25 Mars, 20:35
-
Ditën që Meta do paraqitet në SPAK, poshtë ballkonit të tij nuk do ketë asnjë njeri
25 Mars, 17:21
Ka axhenten e vet Pordhsidenti per KLSH su miratua Vitore Tusha tani do emer tjeter te vetin.Jan te thella keto pun.Kosoven e mbron SHBA te jet per Liken e Salen e mer Lumi.Keta i shiten arm KOSOVES.SERBEVE u dhan naft keta patriotet.SPAKU Like SPAKU po vjen problemi esht jo Bujar Leskaj por Zoti ste ben derman.Sa gjynahe do lani ju Kopilat e Kombit.
Përgjigju