REPORTAZH/ Me peshkatarët në liqenin e Ohrit, për 'gjah' në kërkim të koranit

Sot do të ndajmë një ditë në liqen me peshkatarët. Përgjatë gjithë vijës liqenore janë 200 peshkatarë të liçencuar me varkat e tyre të targuara.

Ne jemi pozicionuar në fshatin Hudenisht ku operojnë 60 subjekte peshkimi. Udhëtimi ynë do të vazhdojë më pas në ujërat e Linit. Në këtë rrugëtim do të shohim nga afër se si është një ditë me peshkatarët.

Ndodhemi në 150 metra thellësi.

Peshkatarët kanë hyrë herët, lindja e diellit i gjen në liqen për të kapur peshkun Koran simbolin e liqenit te Ohrit por dhe specien që për ta kap vlerën më të madhe ekonomike.

"Ky është viti më me pak fitime për peshkatarët e Pogradecit. Për shkak të pandemisë, çmimi i koranit ka rënë ndjeshëm. Sot ai shitet për 900 lek/kg", tha peshkatari.

"Nga njëra varkë të tjetrën gjejmë peshkatarë të kënaqur me gjahun, por edhe nga ata që kanë dalë në breg me një peshk", tha peshkatari.

"Çdo varke mbart nje histori. Peshkatarët na tregojnë përjetimet e tyre në kohë të keqe mes dallgësh të tërbuara apo kur veriu i ka gjetur në mes të liqenit. Këtë profesion peshkatarët e Pogradecit e kanë trashëguar brez pas brezi, por kur pyeten për të ardhmen e fëmijëve, nuk duan ta shohin mbi varka", thanë peshkatërt.

Ndodhemi ne fshatin turistik te Linit këtu disa nga peshkatarët sapo kanë mbërritur në bregliqen.Të shohim sesi ka qenë dita për ta edhe pse dalja në breg është një fitore më vete.

Në udhëtimin tonë na shoqëron dhe Martin Jaçe i cili është menaxher i shoqatës OMP Pogradec. Kjo është një shoqatë e cila shërben për ruajtjen dhe menaxhimin e peshkimit në liqenin e Ohrit.

************

Nga liqeni kemi mbërritur direkt tek impianti i rritjes së rasatit të Koranit i cili ka ndikimin kryesor në shtimin e peshkut Koran në liqenin e Ohrit. Çfarë ndodh këtu na e shpjegon zonja Çelnike Shegani specialiste akuakulture.

************

Por si bëhet riprodhimi i koranit në këtë stabiliment, i vetmi në vendin tonë?

Shegani na tregon dhe ciklin e zhvillimit në koranit në kushte artificiale.

Kjo ishte një ditë me peshkatarët.

Rrëfimi i pastër i tyre për një jetë të tërë kushtuar liqenit na bëri të kuptojmë se dalja e përhershme në liqen i ka mësuar me ujin por edhe një mënyre jetese krejt ndryshe nga te tjerët.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Leonard Olli: Sistemi shëndetësor ka dështuar me sukses absolut këto 30 vite! Shëndetësia falas ka qenë 'përrallë me mbret'

Leonard Olli: Sistemi shëndetësor ka dështuar me sukses absolut këto 30 vite! Shëndetësia falas ka qenë 'përrallë me mbret'