'Veri Jug' në Librazhd te delet e racës ilire' Çifti i fermerëve përpunojnë qumështin në mënyrë artizanale!

Emisioni "Veri Jug" solli këtë të dielë një reportazh nga malësia e fshatit Dardhë të Librazhdit.

Reportazhi "Në Librazhd, te delet e racës ilire” u transmetuar premierë sot në orën 13:30 në Report Tv. Me Dardhën një ndër 100 fshatrat turistikë të vendit, na njeh kryetari i fshatit Sami Cekrezi.

Më pas ngjitja drejt lagjes 'Në Mal' mes pyjeve të fshatit

Më e spikatura nga bagëtitë është tufa e deleve e fermerit të vogël Flor Alliu, me mbi 200 dele të racës Lira e Polisit. Ndalesë edhe në baxhion e vogël të fshatit, ku një çift banorësh të vjetër e mbledhin qumështin dhe e përpunojnë, sipas traditës, në mënyrë artizanale dhe primitive

Flor Alliu, fermer i vogël në Malësinë e fshatit Dardhë në Librazhd, rrëfen traditën e bashkëjetesës me delet e racës ilire, delet Lara e Polisit.

Në malësinë e fshatit Dardhë të Librazhdit, në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit, çifti Qsman dhe Hazrie Qatja, trashëgojnë punën e zanatcinjve të baxhios, ku çdo gjë, prej qindra vjetësh, kryhet në mënyrë artizanale dhe primitive.

Shikoni videon e emisionit "Veri Jug' me autor Agim Pipa.

 

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri (FOTO)

Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri (FOTO)