Deklaratat e Greqisë kundër Shqipërisë për Belerin, Raporterja e PE-së, Santos: Keqardhje! Nëse të gjithë do të bënin deklarata të tilla, bota do ishte e tmerrshme

TIRANË- Nga Tirana raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos, ka folur me tone të ashpra në drejtim të Athinës zyrtare, në lidhje me deklaratat kundrejt Shqipërisë për përballjen e Fredi Belerit, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, me drejtësinë.

Santos tha se është e keqardhur në lidhje me këto deklarata, e shtoi se kjo është një çështje që momentalisht u përket organeve të drejtësisë. 'Nëse të gjitha vendet do të vepronin si Greqia kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor, bota do të ishte e tmerrshme', tha Santos. Raportuesja për Shqipërinë theksoi se po e ndjek çështjen me mjaft vëmendje.

'Jam e keq ardhur për këtë lloj deklaratë nga Greqia. Aq sa di autoritete gjyqësor epo bëjnë punën e tyre është një çështje që lidhte me zgjedhjet dhe diçka e keqe që është bërë, duke qenë se nuk është mbyllur nga organet gjyqësore nda duhet ët presim vendimin e gjykatës.

Është një çështje në proces gjyqësor. Nëse të gjitha vendet do të sanksionin apo të bënin të tilla deklarata kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor, bota do të ishte e tmerrshme. Do dalim në përfundim pasi të flasë drejtësia. Po e ndjek çështjen, jam mjaft e vëmendshme ndaj kësaj çështje po i ndjek informacionet, por ajo që mund të thamë është se po pres për vendimin.’- tha Santos në Tiranë.'- tha Santos.

Duke u ndalur tek ligji për Zonat e Mbrojtura, Santos tha se BE po ndjek nga afër zbatimin e këtij ligji të ri.

'Po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. Për të parë sesi zbatimi i këtij ligji të ri do të bëhet.'- tha Santos.

E pyetur për ecurinë e Reformë Zgjedhore, Santos tha se palët janë end enë kohë, e shtoi se palët duhet të gjejnë konsensus minimal për të ecura para për zgjedhjet e 2025. Nëse nuk është e mundur, të gjithë palët kanë faj.

'Në vendin tim thuhet që duhen dy veta për tango, për dialogun duhen dy veta. Faji nuk është te njëra palë. Kur ka mosmarrëveshje apo diçka që nuk ecën, faji është i dy palëve. Jemi ende në kohë, mesazhi është që partia në pushtet dhe opozita të gjejnë një konsensus minimal për të ecur përpara në kohë për zgjedhjet e 2025.’- tha Santos.

Santos theksoi po ashtu rëndësinë e transparencës për pronësinë e financimit të medias.

'Vëmendja jonë është e përqendruar edhe tek liria e mediave. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët si dhe për tranparencën e pronësisë dhe financimit të mediave.'- tha Santos.

Raportuesja bëri thirrje po ashtu të ecet para me Reformat demokratike. Ndalur tek zhvillimet në Kuvend, Santos tha se duhet të ndërpriten debatet politike që nuk prodhojnë asgjë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:22
Vizita në Tiranë, Raporterja në PE, Santos: Të vijojë me Reformat Demokratike! Të ndërpriten debatet politike që nuk prodhojnë asgjë

 

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se Shqipëria duhet të vijojë Reformat demokratike. Ndalur tek zhvillimet në Kuvend, Santos tha se duhet të ndërpriten debatet politike që nuk prodhojnë asgjë.

‘Vendi të mos ndalet në kryerjen e reformave  Nuk kemi arsye të ndaleni. Është mirë që mes faktorëve politikë është ndërtuar një konsensus mjaft i gjerë. Është mirë të ndërpriten debatet politike që nuk ndihmojnë asgjë. Ti vëmë fre qasjeve egoiste e të përqëndrohemi tek procesi i anëtarësimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve në vend.’- tha Santos.

Ora 15:18
Santos: Ecni para me reformën elektorale! Nëse nuk e bëni të gjithë do të kenë faj

 

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabela Santos në konferencën për mediat, iu përgjigj pyetjes së gazetares së Report Tv, Raziela Myslimaj lidhur me ecurinë e reformës zgjedhore, teksa koha kalon dhe konsenus mes palëve nuk ka.

'Në vendin tim thuhet që duhen dy veta për tango, për dialogun duhen dy veta. Faji nuk është te njëra palë. Kur ka mosmarrëveshje  apo diçka që nuk ecën, faji është i dy palëve. Jemi ende në kohë, mesazhi është që partia në pushtet dhe opozita të gjejnë një konsensus minimal për të ecur përpara në kohë për zgjedhjet e 2025. Të gjithë e kuptojnë se cilat konkluzionet e gjykatës në këtë vend sa i takon proceseve zgjedhore. Nuk është momenti për të thënë e ka fajin njëri apo tjetri. Jemi ende në kohë për konsensus për të ecur para. Nëse nuk është e mundur të gjithë do të kenë faj për këtë.', tha Santos.

Ora 15:17
Raporterja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos: Do ndjekim zbatimin e ligjit për zonat e mbrojtura

 

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin e PE-së Isabel Santos në një konferencë për mediat në Tiranë tha se BE do të ndjekë nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura.

‘Po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. Për të parë sesi zbatimi i këtij ligji të ri do të bëhet. Vëmendja jonë është e përqendruar edhe tek liria e mediave. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët si dhe për tranparencën e pronësisë dhe financimit të mediave. Integrimi i pakicave është po kaq i rëndësishme është një temë e rëndësishme. Kjo është një çështje e rëndësishme ku duhet të ndërtojmë një shoqëri solidar edhe të fortë. Doja të theksoj rolin rajonal dhe ndërkombëtar të Shqipërisë që janë në përputhje me vlerat e BE-së për ne në këtë moment është diçka që duhet ta qartësojmë. Duke përgëzuar vendin se si po eruan vendin në sferën globale.’- tha Santos.

Ora 15:16
Raporterja për Shqipërinë: Zgjedhjet në PE mund të ndikojnë por s'mund ta ndalojnë zgjerimin e BE-së

 

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos, pranon se zgjedhjet në parlamentit Europian do të ndikojnë në procesin e zgjerimit por shprehet besimplotë se askush nuk mund ta ndalojë këtë proces.

“Nuk do të them që zgjedhjet për Parlamentin Europian nuk do të ndikojnë në proces. Sigurisht varet nga rezultatet. Ndoshta mund të përballemi me ndryshime në peshën e grupeve politike. Zgjerimi në këtë moment është mjaft i konsoliduar. Askush nuk mund ta ndalojë atë çfarë po ndodh. Jam optimiste dhe po pres afatin e deklaruar nga Varhelyi dhe do e mbështes.”
 

Ora 15:07
Raporterja e PE-se, Santos: Bëni transparencë pronësinë dhe financimin e mediave! Eshtë e rëndësishme

Raporterja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos thekson fort rëndësinë e transparencës për pronësinë e financimit të medias. Komentoi dhe marrëveshjen e RTSH me televizionin turk, TRT që u firmos nga dy drejtorët në prani kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk, Rexhep Tajip Erdoan.

“Na duhet ti qëndrojmë besnik vlerave europiane. Na duhet të sigurohemi që nuk është ndërhyrje dhe nuk shkon kundër vlerave tona, paanshmërisë dhe pavarësisë së medias që janë vlerat thelbësore për ne. Është e rëndësishme transaparenca e pronësisë së mediave dhe interesat rreth financimit të mediave. Thekson fort rëndësinë e transparncës kur bëhet fjalë për pronësinë e financinim e medias" tha Santos

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skipetari: 27/03/2024 18:44

    Rroft Grecia. Pa Ato sdo kishim buk. Posht Rusia dhe Greqia Ruso ponde qe jane Rus. Greqia Arvanitase Dele si kto Qingjat e Shqiperis. Jemi popull mut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet zyrtari i Kadastrës dhe kryeplaku i Saukut akuzohen për korrupsion në zgjedhjet e 2019! SPAK: Leje legalizimi ose punësim në këmbim të votës

Arrestohet zyrtari i Kadastrës dhe kryeplaku i Saukut akuzohen për korrupsion në zgjedhjet e 2019! SPAK: Leje legalizimi ose punësim në këmbim të votës