Rep-pop/ Dhuna në familje, varësia ndaj drogës dhe lufta në Kosovë, ja disa këngë shqiptare që kanë trajtuar çështje të rëndësishme të shoqërisë sonë

Muzika vitet e fundit është kthyer vetëm në një mjet argëtimi, por mos të harrojmë që ajo ka “fuqinë” të ndikojnë shumë në jetët njerëzore.

Mes këngëve të shumta, ka shumë artistë shqiptarë që përmes muzikës së tyre kanë folur dhe kanë trajtuar tematika sociale të forta!

Kënga e titulluar Rrushe e reperit Kapital T, flet për vështirësitë e njerëzve me ideale në një realitet paksa të hidhur. Si dhe për ëndrra të cilat mbeten të paplotësuara si pasojë kushteve sociale.Në këngën e tij, Capital T, flet për Rrushen, vajzën që në rrugën e saj ka gjetur vetëm sfida dhe nuk shkeli idealet për të përmbushur dëshirat e mëdha....

Dhuna në familje është një ndër plagët më të thella të shoqërisë, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën.

Këngëtarja Aurel Gace, i ka kushtuar me fjalë drithëruese këngën “Veten Dua Gjallë” të gjitha grave të cilat jetojnë përditë një “ferr” në tokë dhe të pafuqishme vazhdojnë...por një grua e gjen gjithmonë forcën brenda vetes për t’u larguar, pavarësisht paragjykimeve sociale që mban mbi kurriz..

Një tjetër këngë e kushtuar dhunës në familje, është ajo e Rozana Radit “Ma thuaj ti”.  Me një performancë të ndjerë në Këngën Magjike 2018 ajo ka folur në emër të të gjitha grave të dhunuara.  E dëshpëruar në kulmin e kësaj këngës, ajo i drejtohet bashkëshortit për ti kërkuar të përballet ai me përgjegjësinë që ka kundrejt fëmijës si një baba i dhunshëm.

 “Nëse mundesh” nga Ëest Side Family, është një këngë shprese dhe tolerancë, që i vë theksin impaktin që kemi ndaj njeri tjetrit.

Kënga thotë “Në mundesh te shërbesh kur mbi krah ke shumë pushtet ke shpëtuar veten tënde bashkë me mijëra vet.”, një varg i cili “godet” njerëzit e pushtetshëm të cilin fatkeqësisht nuk e përdorin në të mirën e të gjithëve pushtetin por për qëllime personale.

Reperi Ledri Vula në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka krijuar këngën “I Vogël” në të cilën ka rrëfyer vitet e fëmijërisë që i ka jetuar në kohën e luftës.

Ai tregon se si të gjithë fëmijët e moshës së tij, janë rritur para kohe dhe duhet të bashkëjetonin me zhurmat, frikën e luftës dhe vështirësitë ekonomike të mëdha që përjetonte çdo familje.

Por pavarësisht krismave të armëve dhe terrorit, dashuria për njeri-tjetrin ishte burimi i forcës që i mbante gjallë..

Pavarësisht se Dr, Flori humbi jetën tragjikisht nga mbidoza, ka lënë pas për brezat e rinj bashkëpunimin e tij me Ermal Mamaqin “Mos pi mall bej Palestër”, këngë e cila flet pikërisht për varësinë më të rrezikshme, drogën!

Mesazhi i fort i këngës është “Mos pi mall bëj palestër. ”Duke i shtyrë të rinjtë të lënë pas varësinë e cila i dëmton shëndetin dhe të fillojnë të kujdesen për trupin e tyre. E gjithë kënga pavarësisht mesazhit është e ndërtuar me tone humoristike.

Këto janë disa prej këngëve shqiptare kanë përdorur muzikën dhe “fuqinë” e tyre për të përçuar mesazhe dhe për të “goditur” çështje shqetësuese të shoqërisë sonë.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet