Rep-pop/ Nga Ardian Trebicka te Flor Mumajesi, këngëtarë që i kënduan ndjenjës më të bukur në botë, dashurisë

Forca më e madhe lëvizëse në botë është dashuria! Është ajo që na jep shpresë të vazhdojmë çdo ditë...për atë i bëjmë të gjitha.

Është e vetmja fuqi që nuk vdes asnjëherë, e vetmja për të cilën kanë shkruar kaq shumë shkrimtar edhe poet të shquar ndër vite. E vetmja që ka ekzistuar gjithmonë me njeriun...

Çdo dashuri e madhe shoqërohet gjithmonë me një tingull dashurie të paharrueshme, që sa herë e dëgjojmë na kujton atë...

Më poshtë do dëgjojmë dhe shijojmë disa prej këngëve më të bukura shqiptare që i janë kushtuar dashurisë.

Me fjalët më të pastra dhe naive për dashurinë, kënga “E imja je” nga Ardian Trebicka është si një tempull i ndërtuar në themelet e adhurimit, përkujdesjes dhe ndjenjës për njeriun e zemrës.

Nga kënga nuk mungojnë as motivet erotike të fshehta, që shprehen mes rreshtave.

E perfromuar nga Pirro Çako dhe Elsa Lila, “Diferenca je ti”, është një nga këngët shqiptare që na vjen në mëndje të gjithëve kur bëhet fjalë për dashurinë.

Dashuria pasionante nuk është asnjëherë në mënyrë konstante e përsosur. Pikërisht për këtë ulje-ngritje emocionale në dashuri flet refreni i këngës.

Legjenda e baladave të dashurisë në vitet ku jetojmë, Flor Mumajesi ka krijuar “Thjeshtë të du”, këngë e cila tashmë dëgjohet në të gjitha dasmat e çifteve të reja.  Ajo tregon për një dashuri të pastër dhe pamundësinë e fjalëve për ta përshkruar saktësisht ndjenjës e bukur që të falë ajo..

“Pa dashuri” është kënga për filmin “Dy gisht Mjaltë” në të cilin këngëtarja Elvana Gjata është protagoniste së bashku me Ermal Mamaqin.

Ajo fillimisht nis e qetë, ndërsa kulmin e arrin në pjesën e refrenit ku flet për dashurinë, e cila i jep kuptim jetës.

Nuk mund të mungonte nga lista jonë, zëri potentë i artistes Aurela Gaçe, e cila jo pak herë i ka kënduar dashurisë.

Kënga “Të dua” flet për fuqinë lëvizëse të dashurisë dhe forcën e pamposhtur që çdo njeri ka brenda vetes kur bie në dashuri.

Kënga “Unë dhe ti” nga Alban Skënderaj flet për formën më të pastër dhe të qëndrueshme të dashurisë së fortë që kalon çdo situatë të vështirë në jetë.

Kënga flet për peripecitë dhe pengesat që mund të kalojnë dhe të mposhten vetëm me forcën që i falin 2 të dashuruar njeri-tjetrit.

E kush nuk i ka dedikuar këtë këngë personit të zemrës?

E ku ka gjë me emocionale dhe të fortë se dashuria e një gruaje?

E interpretuar nga Fifi, “Marova” me 17 milionë klikime u bë kënga e preferuar e vajzave të dashuruara në vitin 2019.

Ajo flet për dashuritë jo reciproke, që të fusin në kurthe emocionale që është shumë e vështirë të dalësh...

Në dashuri nuk ka rregulla për t’u zbatuar! Ajo përjetohet, interpretohet dhe shprehet në forma të ndryshme.

Këto ishin disa prej këngëve shqiptare të dedikuara dashurisë.

J.GJ./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet në Fier e Fushë Krujë, a jeni të shqetësuar nga situata e rendit dhe sigurisë publike?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Kapet kokainë në portin e Durrësit, u gjet në një kamion që ishte nisur drejt Italisë! Prangoset drejtuesi i mjetit