Rep-pop/ Zënka, skandale dhe tradhti, kush janë çiftet shqiptare që janë ndarë gjatë 2021 (VIDEO)

Lamtumirat janë për të gjithë të vështira...por ndonjëherë janë vendimi më i mirë, sidomos kur bëhet fjalë për një çifte.

Rrugë të ndara kanë zgjedhur të marrin edhe shumë çifte të njohura dhe të dashura për njerëzit gjatë 2021.

Një nga ndarjet që ka bërë shumë bujë jo vetëm në mediat shqiptare por edhe në ato ndërkombëtaret ishte ajo mes Dua Lipës dhe Anwar.

Ndarja e çiftit të njohur ishte një surprizë të gjithë, pasi ata dukeshin shumë të lumtur.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, shkak për ndarjen e çiftit u bë largësia.

Një tjetër çift që i theu zemrën shqiptarëve me ndarjen e tyre ishte Boza Zemani dhe Donald Veshaj.

Prej dy vitesh në një lidhje dashurie, çifti vendosi t’i japë fund lidhjes. Shumë mendojnë se arsyeja ishte xhelozia, pasi Donaldi pas ndarjes publikoi këngën “Dashuri Toksike”.

Sot ata janë pjesë e trekëndëshit Donald-Bora-Beatriks dhe e titujve të portaleve.

Gjatë vitit 2021 fund lidhjes së tyre të dashurisë i ka dhënë edhe Romeo Veshaj me Jonida Maliqin.

Ata ishin prej disa vitesh bashkë dhe nuk kishin komplekse të shfaqnin hapur marrëdhënien e tyre .

Por duket se magjia e dashurisë mbaroi pasi ata gjatë vitit 2021 i dhanë fund romancës.

Një tjetër çift i cili është ndarë gjatë 2021 është modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda.

Fillimisht ata janë munduar të mbanin lidhjen sekrete, por asnjë detaji nuk i shpëton portaleve rozë dhe shumë shpejtë ajo u zbulua.

Çifti siç u lidh edhe u ndaj në heshtje.

Një histori dinamike dashurie kemi parë midis Loredanës dhe Mozzik, të cilët bashkë kanë edhe një vajzë, Hanën.

Ata brenda vitit 2021 janë lidhur dhe ndarë për një kohë shumë të shkurtër, megjithëse arritën të realizonin albumin e tyre të fundit “No rich parents”.

Lori dhe Mozzik ishin një çift shumë i dashur për publikun dhe fansat ende kanë një shpresë se ata do të ribashkohen.

Këto ishin disa prej çifteve që i kanë dhënë fund lidhjes gjatë vitit 2021.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë