Korça, Kukësi dhe Dibra zbardhen nga dëbora! Mbyllet Rruga e Arbrit! Ja akset që kalohen vetëm me zinxhirë! ARRSH apel shoferëve: Bëni kujdes

Dibër - Moti i ftohtë ka ndryshuar mëngjesin e sotëm, duke sjellë reshje të dendura dëbore në Dibër dhe Kukës. Reshjet intensive të dëborës kanë zbardhur qytetin e Peshkopisë dhe zonat malore. Dëbora ka shtruar në rrugë, ndërsa në zonat e thella trashësia varion deri në 25 cm. Situata rrugore sa u përket rrugëve nacionale Peshkopi-Tiranë vijon pa problem ndërsa rruga e Arbrit është mbyllur.

Sakaq, Policia Rrugore i bën thirrje të gjithë shoferëve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass-Qafë Murrizë, për shkak të reshjeve, ky aks rrugor do të jetë i bllokuar përkohësisht deri në pastrimin total nga firma kontraktore. Rrugorja apelon që drejtuesit e mjeteve të ndjekin aksin rrugorë Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik si dhe të përdorin goma dimërore pasi Rruga e Arbrit është e bllokuar.

Aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës kalimi i automjeteve duhet të bëhet me zinxhirë. Gjithashtu edhe aksi Peshkopi-Draj dhe Reç-Kukës me zinxhirë. Aksi Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd, segmenti nga Ostreni drejt Steblevës kalimi bëhet me zinxhirë.

Mësimi ka nisur normalisht dhe nga informacionet e deritanishme, shkollat janë furnizuar me lëndë drusore për ngrohje. Ende nuk raportohen probleme në furnizimin me energji elektrike.

Kukës - Por edhe qarku i Kukësit është zgjuar e zbardhur nga dëbora mëngjesin e sotëm ndërkohë gjatë natës është shoqëruar me reshje shiu me intensitet mesatar dhe erëra të forta. Lartësia borës në Shishtavec 40 cm, në Valbonë 15 cm dhe në Qafë Prushi Has 10 cm. Nga informacionet e marra nga Komisioni i Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Kukës, rezulton se rrugët nacionale  dhe Rruga e Kombit janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre. Edhe rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme. Sipas noftimit zyrtar të Komisionit të Mbrojtjes Civile i Prefekturës Kukës, furnizimi me energji elektrike është normal, përveç, Nj.Ad Ujmisht, Bushtricë dhe Grykë- Çajë, Tërthore, fshatrat Shishtavec, Novosej, Zapod Nj.Ad Shishtavec, qyteti Kukës 400 abonentë bashkia Kukës dhe Nj.Ad Gjinaj bashkia Has.

Edhe furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë qarku. Mësimi ka nisur normalisht dhe nga informacionet shkollat janë furnizuar me lëndë drusore për ngrohje. Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente. Komisioni i Mbrojtjes Civilie paralajmëron qytetarët që të tregohen të kujdesshëm për të shmangur situata të rënda.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore. Deri në këto momente raportohet për ndonjë problematikë emergjente. Lidhur me situatën e motit ka reaguar edhe ARRSH e cila i bën apel shoferëve që të reduktojnë shpejtësinë dhe të bëjnë kujdes.

Korçë - Qarku i Korçës është përfshirë gjithashtu nga reshjet e dendura të dëborës. Rreshjet janë të shoqëruara edhe me erë të fortë. Rreshje të shumta janë regjistruar në Qafë Thanë e Pogradec e gjithashtu në zona të larta malore dhe në fshatin turistik të Dardhës. Policia u bën apel drejtuesve të mejteve të tregojnë kujdes dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë. Mjetet borëpastruese ndodhen në terren. Aksi më problematik është Korçë-Pogradec-Qafthanë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:10
Reshjet e dendura të shiut në Kuçovë shkatërrojnë shtëpinë e të moshuarës, 80-vjeçarja del pa lëndime nga banesa

Reshjet e shiut, të rëna me intensitet të lartë përgjatë dy ditëve të fundit, kanë shkaktuar dëmtime në banesën e një të moshuare në fshatin Pëllumbas i ish/komunës Lumas në bashkinë Kuçovë. Mësohet se 80-vjeçarja Feride Hysaj jetonte e vetme në këtë banesë që u dëmtua, pasi fëmijët janë të martuar dhe jetojnë jashtë shtetit.

Sapo ka vërejtur se diçka po ndodhte me shtëpinë e saj, e moshuara ka dalë jashtë banesës, ndërsa pak minuta më vonë një pjesë e banesës është shembur. Në vendngjarje kanë shkuar inspektorë të policisë së Kuçovës, të cilët po punojnë për të saktësuar shkaqet e dëmtimit të banesës, ndërkohë që e moshuara nuk ka pësuar lëndime dhe është strehuar provizorisht tek të afërmit e saj.

Pritet në vijim çfarë do të bëhet me banesën, që ka pësuar dëmtime dhe paraqet rrezikshmëri shembjeje. Banesa ka dëmtime të verandës, dhomës së ndenjës dhe dëmtim të çatisë në mënyrë të pjesshme si dhe çarje të mureve mbajtës.

Ora 17:54
Borë në zonat e Librazhdit, makinat kanë vështirësi që të lëvizin

Edhe në qarkun e Elbasanit kanë filluar reshjet e dëborës. Në zonat e Librazhdit, siç duket edhe nga pamjet kanë nisur reshjet e dëborës, të cilat kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe zonat e Prrenjasit dhe të Qafë-Thanës. Ndërkohë që kalimi në Librazhd është i kalueshëm pa zinxhirë deri në këto momente.

Ora 14:59
Temperatura deri në -17 gradë dhe reshje dëbore, Agjencia e Mbrojtjes Civile këshilla qytetarëve: Ja çfarë duhet të bëni për t'u mbrojtur

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka publikuar disa këshilla për banorët e zonave ku parashikohen reshje bore dhe temperatura shumë të ulëta. Me detaje, Agjencia e Mbrojtjes Civile tregon veprimet që duhet të bëjnë dhe të shmangin qytetarët në rastet para bllokimit nga dëbora, gjatë bllokimit dhe më pas.

Çfarë duhet të bëjmë para bllokimit nga dëbora:

• Të sigurojmë ushqimin për familjen dhe kafshët shtëpiake të paktën për dy javë.

• Të sigurojmë nga ngrirja rrjetin e tubacioneve të ujit të pijshëm.

• Të sigurojmë mjetet e ngrohjes për të gjithë periudhën e dimrit.

• Të pastrojmë vazhdimisht çatitë e banesave nga shtresat e dëborës.

• Të sigurojmë veshje të trasha për fëmijët dhe të moshuarit.

• Të kemi një paketë të ndihmës së shpejtë për çdo rast emergjent.

• Të sigurojmë një aparat telefoni celular dhe një bateri për atë.

• Të kemi numrat e shërbimeve emergjente një nga telefonat e linjave celulare.

• Të sigurojmë një mjet ndriçimi me bateri, të pavarur nga rrjeti elektrik.

 

Çfarë duhet të bëjmë gjatë bllokimit nga dëbora:

• Të sigurojmë vazhdimisht ngrohje të banesës.

• Të sigurojmë ndriçim të pandërprerë në dhomën ku kemi të moshuar, fëmijë apo persona të sëmurë.

• Të vendosim kontakte me të afërmit dhe t’i ndihmoni në rast fatkeqësie.

• Të mbajmë të hapur rrugën në oborret brenda shtëpisë.

• Të kontrollojmë vazhdimisht kafshët shtëpiake dhe të sigurojmë ngrohjen për ambientet e tyre.

• Të jemi të informuar në çdo kohë për situatën dhe veprimet e ekipit të menaxhimit të emergjencës në bashkinë tonë.

• Të ndihmojmë ekipet e emergjencës kur kjo gjë të kërkohet nga drejtuesit e tyre dhe njësitë vendore.

 

Çfarë duhet të bëjmë pas bllokimit nga dëbora:

• Të pastrojmë çatitë e banesave nga dëbora.

• Të sigurojmë të afërmit nga rrëshqitja në dëborë.

• Të ndihmojmë në hapjen e rrugëve këmbësore dhe automobilistike.

• Të punojmë së bashku me komunitetin për të ndihmuar ekipet e emergjencës.

• Të krijojmë kushte për strehimin e ekipeve të emergjencës, kur kjo gjë kërkohet nga drejtuesit e tyre dhe të njësisë vendore.

• Të informojmë ekipet e emergjencës për familjet që kanë probleme në territorin e lagjes sonë.

• Të ndihmojmë të sëmurët dhe personat me aftësi të kufizuara.

• Të mos pengojmë veprimet e forcave të emergjencës në realizimin e objektivave të tyre për dhënien e ndihmës për komunitetin.

Ora 14:24
Reshje të dendura dëbore edhe në qarkun e Korçës, 'Rrugorja' apel shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

 

Qarku i Korçës është përfshirë gjithashtu nga reshjet e dendura të dëborës. Rreshjet janë të shoqëruara edhe me erë të fortë. Rreshje të shumta janë regjistruar në Qafë Thanë e Pogradec e gjithashtu në zona të larta malore dhe në fshatin turistik të Dardhës. Policia u bën apel drejtuesve të mejteve të tregojnë kujdes dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë. Mjetet borëpastruese ndodhen në terren. Aksi më problematik është Korçë-Pogradec-Qafthanë.

Ora 11:30
Moti i keq në vend, mbyllet Rruga e Arbrit, shkak reshjet e dendura të dëborës

 

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës gjatë gjithë natës dhe në vazhdim dhe temperaturave shumë të ulëta, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet i rrezikshëm. Mësohet se Rruga e Arbrit është mbyllur ndërsa pritet një tjetër njoftim për situatën në vijim.

Ora 09:24
Temperatura deri në -17 gradë dhe dëborë, ARRSH apel shoferëve në zonat malore: Kujdes, mos lëvizni me shpejtësi! Pajisuni me zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë apel sot shoferëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lëvizin me shpejtësi, veçanërisht në zonat malore, teksa vendi është 'pushtuar' nga ngricat dhe reshjet e dëborës. Po ashtu ARSSH thekson se nevojitet pajisja me zinxhirë apo goma dimërore, për të lëvizur në rrugë.

"Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Apel për drejtuesit e mjeteve: “Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruan ARRSH.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liku: 21/01/2022 17:43

    Po nuk u kripos rruga as zinxhirat as gomat dimerore nuk bejne pune me ngricat dhe karaxhade qe krijohen

    Përgjigju
  • Lui: 21/01/2022 16:50

    Sa shtet i mbaruar qe jemi..?! Mos shko me larg, ne Mal te Zi, ne Bosnje e ne Kosove nuk jeten fare lajme te tilla paniku. Kam jetuar disa vite ne Bosnje dhe vija cdo vit te ri ne Shqiperi. Dmth me date 1 janar nisesha nga Sarajeva dhe vija ne Tirane. Nuk kam mbetur kurre i mbllokuar jo e jo, por dhe rruge me kaq debore nuk kam pare ndonjehere. DHe ju siguroj qe rruga kalon neper shtigje e male te thepisur. Nuk behet fjale qe e pastronin, por disa here ne dite kalon makina dhe e kripos rrugen. Vetem ketu te ne fillojne dhe behet alarm per kaq. Sepse as nuk e rruan njeri nga shteti te kerkoje llogari kontraktuesve qe pastrojne rruget. Dhe nuk behet fjale nga pamundesia, por nga vjedhja dhe neglizhenca. Ne Shqiperi nuk te ndalon kurre polici te shikoje a ke goma dimri apo jo, dhe nese nuk ke mos te lejoje te kalosh per ne zona me ngrica. Lere qe duhet te jete per te gjithe territorin vendosja me detyrim i gomave te dimrit. Sepse nuk ka lidhje vetem me ngricat, por dhe me temperatura te uleta, edhe pse jane mbi zero. Nese temperatura ulet nen 7 grade gomat e veres humbin performancen dhe makina mund te rreshkase fare lehtesisht. Nga 15 nentori deri ne 1 prill ose 15 prill, policia nuk duhet te lejoje makinat pa goma dimerore ne qarkullim. Bejeni si rripi i sigurimit. Sepse ne fillim asnje nuk e mbante, por kur filluan gjobat "u kulturuan " te gjithe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota