Reshjet e dëborës/ Flet Prefekti i Kukësit: Mësimi u pezullua në disa shkolla, situata më e mirë se e vitit të shkuar

Reshjet e dëborës/ Flet Prefekti i Kukësit: Mësimi u pezullua në disa shkolla, situata më e mirë se e vitit të shkuar

Zenel Kucana, prefekt i qarkut te Kukesit

Prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana, ka thënë se situata në këtë qark është më e mirëpërballueshme se viti i shkuar. Kuçana tha se janë ndërmarrë të gjitha masat për të përballuar situatën. Prefekti tha se mësimi është ndërprerë në disa shkolla.

Në disa për shkak të mosfunksionimit të kaldajave mësimi është bërë me orë të reduktuara dhe në disa shkolla mësimi është ndërprerë. Kemi marrë të gjitha masat me ilaçe dhe ushqime edhe në zonat e bllokuara. Segment të bllokuar mund të ketë në zona të thella, bashkia po punon për zhbllokimin e tyre. Situata, e zakonshme. Edhe më e mirë se viti i shkuar.

Zenel Kuçana, prefekt i qarkut Kukës


Lajmi kryesor:

Shqipëria nën 'pushtetin' e dëborës/ Ndërpritet mësimi në 280 shkolla, bllokohet Rruga e Kombit/VIDEO


  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Simone Inzaghi: E jashtëzakonshme, ia dedikoj familjes

Simone Inzaghi: E jashtëzakonshme, ia dedikoj familjes