Reshjet e shiut, erozioni rrezikon lagjen Varosh në Lezhë (VIDEO)

Nisja e reshjeve të shirave shton rrezikun për përmbytje dhe rrëshqitje dherash, sidomos në lagjen Varosh të Lezhës, ose siç njihet ndryshe lagjja e spitalit.

Banorët i druhen erozionit që mund të shkatërrojë banesat e tyre, ndërsa shprehen se nuk është marrë asnjë masë.

"Këtu është problem për ta mbaruar shpejt, por ende s'kanë ndërhyrë.. Ka 15 vjet janë bërë blindat janë futur hekurat në tokë, në njërën anë të kodrës, në anën tjetër jo. Po presim kur të vendosë qeveria", shprehet një banor.

Prefekti i Lezhës shprehet se nga pikëpamja gjeologjike e gjithë zona në lagjen "Varosh" është problematike dhe nuk duhet të ishte lejuar ndërtimi i shumë objekteve në këtë zonë.

"Ka një rrëshqitje në një tokë në të cilën s'duhet të ishte lejuar të ndërtohej pasi nga pikëpamja gjeologjike është formacion rrëshqitës. Ky alarm për këtë territor është dhënë prej 20 vitesh, unë theksoj se territori është i rrezikshëm, nuk duhet lejuar formalizimi i këtyre shtëpive", shprehet Gjok Jaku Prefekt i Qarkut Lezhë.

Edhe para dy javësh 5 familje u evakuuan në këtë lagje, ndërsa rreziku mbetet prezent për disa objekte të ndërtuara pas viteve '90.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 24/01/2021 18:38

    ATY ne maje te kodres mund te ndertosh vetem ndonje shtepi druri ,,,1 kateshe...

    Përgjigju
  • vera: 24/01/2021 18:37

    VAZHDON MARREZIA E SHQIPTAREVE QE NDERTOJNE SHTEPI APO PALLATE ME 4 KATE NE MAJE TE KODRES,,,,KODRA KA DHE TE BUTE O DERRA ,,SI MUND TA MBAJE GJITHE ATE PESHE QE I FUT MALOKU,,,,NUK BEHET KURRE MALOKU NJERI....

    Përgjigju
  • tulla: 24/01/2021 10:45

    po mor po se ju mungojne trute e kokes ju qe shkoni e ndertoni neper vende te tilla e faji qenka i qeverise.mire ai qe dha lejet per ndertim mori leket po ata qe ndertojne nuk i kane syte ne balle?vet ndertuan e vet ti pergjigjen.njeri me zor nuk i detyroi

    Përgjigju
  • Pyetësori: 24/01/2021 09:31

    Ore këto janë ndërtuar me leje?! Të mbajnë përgjegjësi ata që kanë lejuar?!

    Përgjigju
    • djalezotni: 24/01/2021 10:50

      Keto jane ndertu me leje bataktcijsht, jo me leje te rregullt. Ne fund te fundit edhe sikur te ishin me leje te rregullta, pergjegjesia eshte e te zoteve te shpise, nese kane ba naj marifet, apo nuk kane marre parasysh rreshqitjen.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë